Lufta në Ukrainë ngadalëson rritjen ekonomike shqiptare, FMN përgjysmon pritshmëritë: Vetëm 2%! Ishte parashikuar 4.5% në raportin e kaluar

Lufta në Ukrainë po mban peng rimëkëmbjen ekonomike globale. Ky është konkluzioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të publikuar për ekonominë. FMN që në nisje të raportit thotë se perspektivat globale janë penguar rëndë nga lufta, në një kohë që ekonomia nuk ka kapërcyer ende krizën e pandemisë.

Ndikim nga konflikti i nisur do të ketë edhe ekonomia e Shqipërisë për të cilën FMN, thotë se do të rritet me 2% dhe jo me 4.5% sa ishte parashikimi i mëparshëm. Parashikimi nuk është shumë optimist as për vitin 2023, ku sipas FMN rritja ekonomike pritet të jetë 2.8%, ndërsa në vitin 2027 pritshmërit janë për një rritje prej 3.4%.

Sipas FMN, vendi ynë vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon, ku për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%, për Maqedoninë e Veriut 3.2%, ndërsa për Serbinë 3.5%.

Ky rishikim i rritjes ekonomike të vendit vjen pas uljes së pritshmërive nga të gjitha institucionet e huaja por edhe vendase, në kushtet kur kostot e jetesës janë rritur si pasojë e krizës së nisur prej luftës.

Nga kjo krizë që po kulmon edhe me shifra të larta inflacioni për shkak të çekuilibrit të raportit ofertë-kërkesë, sipas FMN-së ndikimi do të jetë i fortë jo vetëm në ekonomi por edhe tek xhepi i qytetarëve.

“Por rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta globalisht”, thuhet ndër të tjera në raportin e FMN-së.

Projeksioni i FMN

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Lufta/ FMN me parashikim të trishtë: Ekonomike globale do të ulet, inflacioni arrin nivele rekord

Inflacion në nivele rekord dhe e gjithë ekonomia e globit në rënie. Ky është parashikimi jo optimist i Fondit Monetar Ndërkombëtar, bazuar në situatën e krijuar nga lufta.

Inflacioni spirale është një rrezik “i qartë dhe i pranishëm” për ekonominë botërore. FMN uli parashikimet e të rritjes globale në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas raportit të fundit pritje ulje drastike për produktin e brendshëm bruto global (PBB) në 3.6 për qind këtë vit, nga një parashikim i janarit prej 4.4 për qind, me Evropën më të keqen.

Inflacioni ka arritur nivelet më të larta të shumë dekadave në ekonomitë e botës së pasur, duke detyruar bankat qendrore në SHBA dhe MB të fillojnë të rrisin normat e interesit. FMN ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të energjisë, mallrave dhe ushqimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, së bashku me kufizimet ekzistuese globale të zinxhirit të furnizimit, do të thotë se çmimet më të larta të konsumit mund të vazhdojnë për më shumë se sa pritej.

FMN ka paralajmëruar për kolapsin e afërt ekonomik të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë, me rënien e prodhimit ekonomik me rreth 35 për qind këtë vit. Rusia po përballet gjithashtu me një tkurrje të mprehtë prej rreth 8.5 për qind këtë vit si rezultat i sanksioneve perëndimore të krijuara për të izoluar vendin nga tregjet financiare ndërkombëtare, një eksod të kompanive ndërkombëtare nga vendi dhe një monedhë në dobësim.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aida: 19/04/2022 16:30

    Keq e me keq ekonomia nen liderin suprem.

    Përgjigju
    • Toni: 19/04/2022 18:07

      @Mario ...... 1 sufllaqe

    • Mario qorri: 19/04/2022 17:56

      Per Mario Sufllaqen, lexoje ti se me duket je analfabet. Vetem per Shqiperine eshte lufte qe jemi te fundit, po keta te tjeret ne rajon pse e perballojne kaq mire luften eee? Pse mos te ishim te parafundit apo 2 vende siper te fundit siper fqinjeve qe nga MV tek Mali i zi apo Bosnja? Kete mundohu te na sqarosh e leri justifikimet

    • Mario: 19/04/2022 17:26

      A e lexove artikullin, nuk eshte faji i tij, por i luftes qe po ndikon ne gjithe boten.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit