Del regjistri i zgjedhësve, ja deputetët jashtë liste

Del regjistri i zgjedhësve, ja deputetët jashtë liste
TIRANE- Kur kanë mbetur dhe 6 muaj nga 23 qershori, dita e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, janë 12 deputetë të cilët nuk kanë emrin në listat e zgjedhësve. Dhe përkrah tyre dhe disa figura të njohura, duke formuar në këtë mënyrë një numër të madh figurash politike ose jo të cilët deri më tani nuk janë prezentë në listat e zgjedhësve referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Kështu, teksa kemi klikuar emër për emër sipas listës zyrtare të deputetëve të Kuvendit sipas qarqeve, rezulton se në krye të listës së mungesave është PS me 9 deputetë të rëndësishëm, të cilët nuk e kanë emrin në regjistrin themeltar të zgjedhësve. Mes të cilëve janë dhe anëtarë kryesie, përfshirë sekretarin zgjedhor Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, por dhe deputetë të thjeshtë, ku rekordin e mban qarku i Durrësit me tre deputetë që janë jashtë listave të zgjedhësve, si Gazmir Bizhga, Klodiana Spahiu e Hazir Gashi, për të shkuar në Korçë me deputetën kryetare të grave socialiste Olta Xhaçka por dhe në Gjirokastër me Et'hem Rukën, apo në Tiranë me Dashamir Pezën dhe në Elbasan me Ilir Bejtja.

Njëherësh mes deputetëve që nuk kanë emrin në listat e zgjedhësve vetëm gjashtë muaj para ditës së zgjedhjeve janë dhe dy deputetët e LSI, përkatësisht kreu i grupit Lefter Koka dhe deputeti i qarkut Gjirokastër, ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Ndërkohë që dhe kreu i PBDNJ, deputeti i vetëm i kësaj partie Vangjel Dule nuk gjendet në listat e zgjedhësve.

Nënvizojmë se gjithçka është zbardhur nga klikimi në regjistrin themeltar të zgjedhësve në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Nga ana tjetër bie në sy mungesa dhe e princit trashëgimtar të kurorës mbretërore Leka Zogu II, mungesa e bashkëshortes së djalit të kryeministrit, Sadie Berisha, e cila përmbi një vit më parë mori shtetësinë shqiptare, si dhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Aurela Basha por dhe e njërit prej drejtuesve të kohës së PPSH, Muho Asllani. Kjo është një listë thjeshtë me emrat e njohur të politikës shqiptare të cilët deri më tani nuk e kanë emrin në listat e zgjedhësve. Ndërkohë që është shumë e lehtë të merret me mend se sa duhet të jenë personat e thjeshtë të cilët nuk figurojnë si votues në regjistrat themeltarë të gjendjes civile e që nëse nuk ndërhyhet mund të mbeten pa votuar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. Ndërkohë që socialistët ka kohë që kanë filluar fushatën e verifikimit të listave të zgjedhësve dhe heqjes së dublikimeve në këto lista, ku një bilanc zyrtar për punën deri më tani pritet të bëhet në mbledhjen e Asamblesë që do të mbahet më 15 janar.
Shkrimi u publikua ne shqiptarja.com print 6 janar 2013

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës