TIRANË- Nga sot, ora 18:00, nafta dhe benzina do të shitet më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të kushtojë 226 Lekë/litri, nga 232 lekë që ka qenë më parë, pra 6 lekë më pak. Ulje ka pësuar edhe benzina, që do të shitet nga kjo e mërkurë me 206 lekë nga 212 që ka qenë më parë.
Ndërkohë, deri në mbledhjen e radhës të Bordit, për të cilën nuk ka ende një datë, gazi do të kushtojë 103 Lekë, nga 104 që ishte. Sa i përket çmimit të shitjes për konsumatorët familjarë, ai nuk duhet të përfshijë akcizën.
Kjo ulje e çmimit të karburantit në vend, vjen pas luhatjeve edhe në bursën ndërkombëtare ku një fuçi nafte sot po shitet nga 101 deri në 103 dollarë.
Grafiku i çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur.
Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.
Ishte 232 Lekë/litri
Bëhet 226 Lekë/litri
Ishte 212 Lekë/litri
Bëhet 206 Lekë/litri
Ishte 104 Lekë /litri
Bëhet 103 lekë /itri
Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës
Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës
Vendimi i Bordit të Transparencës datë 26.4.2022. Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 214 Lekë/litri për gazoilin;
• 194 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 226 Lekë/litri për gazoilin;
• 206 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.
-
Lepiresat e ranes ne xhdo postkomentojne gjoja per mire
Përgjigju -
Mish patate salce kosi
Përgjigju -
Cmimet sa vijne dhe ulen cdo dite
Përgjigju -
Do abuzonin shume ne qofte se nuk do te ishte bordi i transparences mendoj une
Përgjigju -
Ja paskeni marre frymen sufllaqe sot o komentues.
Përgjigju-
ngaqe i ka shkruajtur njeri te gjitha komentet duken si pergjigje roboti. Ca trishtimi
-
-
E rendesishmja esht qe te gjith i kane cmimet njisoj dhe nuk po ka abuzime
Përgjigju -
Cdo gje do rregullohet cmimet po ulen.. bordi i transparences dhe qeverria kan menaxhuar kte krize me se miri ????????
Përgjigju -
Duke qene qe jemi ne kohe lufte mendoj se po behet me e mira e mundshme per uljen e cmimit te karburantit.Si pasoje e situatave aktuale duhet te pranojme dhe faktin qe cmimet do jene ne ulje dhe ne rritje pa nje percaktim te sakte
Përgjigju -
Thjesht duhet te jemi te duruar sepse cdo gje do normalizohet
Përgjigju -
Po shohim qe ka ulje cmimesh ne cmimin e naftes dhe nenprodukteve te tij nga nje cmim qe ishte relativisht i larte eshte ulur goxha
Përgjigju -
nafta do ket gjithmon ulje ngritje cmimi sidomos tani ne koh lufte
Përgjigju -
Pak nga pak cmimi i naftes po bie dhe po shkon ne vlera te pranueshme per vendin tone
Përgjigju -
Sic jane ulur cmimet e naftes dhe benzines do te ulet dhe gazi thjesht duhet te jemi te duruar.Cdo gje do te rregullohet.
Përgjigju








Komente
Komento