SHBA – Policia e Nashville ka publikuar videon ku tregohet momenti kur sulmuesja hyn brenda një shkolle në Tennessee dhe qëllon me armë duke vrarë 6 persona, përfshirë 3 fëmijë në moshën 9-vjeçare.

Autorja Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje gjatë përplasjes me policinë në shkollën private kristiane. 28-vjeçarja që ishte transgjinore u përshkruar nga autoritetet si ‘person i vetmuar’ që jetonte në Nashville dhe ishte armatosur me 2 kallashnikov dhe 1 pistoletë.

Hale kishte harta të detajuara të shkollës dhe hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve para se të kryente vrasjet.  Në pamje duket momenti që me kallashnikov në dorë qëllon xhamat teksa hyn brenda.

6 viktimat janë Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs, dhe William Kinney, të gjithë 9 vjeç si dhe Cynthia Peak e Mike Hill, të dy 61 vjeç dhe mësuesja e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeçe.

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti sulmin e së hënës "të rëndë" dhe "trishtues".

Ai tha se SHBA duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur shkollat ​​dhe i bëri thirrje Senatit të miratojë ndalimin e armëve sulmuese.