Del videoja/ I pamëshirshëm dhe me dy pistoleta në duar...Si 39-vjeçari vrau dy policë brenda Komisariatit në Itali

ITALI- Katër ditë pasi ndodhi ngjarja, policia ka publikuar video e momentit kur hajduti qëllon për vdekje dy oficerë policie dhe plagos një tjetër brenda në Komisariatin në Trieste.

Siç shihet në video, autori Alehandro Meran, me origjinë nga Republika Domenikane, me justifikimin se do të shkonte në tualet, i ka rrëmbyer jo një, por dy pistoleta policëve dhe në tentativë për të dalë ai ka qëlluar mbi Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, në hollin e komisariatit. Pas vrasjes, ai u përpoq që të merrte makinën e policisë, por në ato momente është arrestuar.

Alehandro Meran dhe vëllai i tij u arrestuar mëngjesin e 4 tetorit pasi akuzohen për vjedhjen e një motori. Sipas familjarëve, 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por një gjë e tillë pritet të verifikohet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion