Delawie: Në Parlament jo
deputetët në "arrest shtëpiak"

Delawie: Në Parlament jo<br />deputetët në "arrest shtëpiak"
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,Greg Delawie ka deklaruar se ardhja në Parlamentin e Kosovës të deputetëve që kanë marë masën e sigurisë
“Arrest në shtëpi” është një problem shqetësues.

Sipas Delawie është shprehur i shqetësuar për situatën nëpër të cilën po kalon Kuvendi i Kosovës, pasi sipas tij edhe pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, që apeloi kundër dhunës në Parlament, deputetët nuk po e vlerësojnë një gjë të tillë.

“I kam parë dy deputetë të cilët janë në arrest shtëpiak, më shqetëson shumë t’i shoh dy anëtarë të parlamentit që nuk e respektojnë ligjin”, ka thënë Delawie.

Ai ka theksuar se ëhstë i zhgënjyer nga deputetët e Kosovës të cilët vijojnë që të hedhin gaz lotjsellës në Parlament, aty ku në fakt duhet të hidheshin mendime dhe ide sesi të zgjidhet çështja e shumëdebatuar mes palëve.
 
Po ashtu, ai ndjehet i zhgënjyer edhe për retorikën nacionaliste të shtuar kohëve të fundit.

“Ballkani ka parë shumë nacionalizëm dhe kjo mjafton me kaq”, ka thënë ai.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!