Delegacioni holandez në Tiranë: Duhet të presim KE-në për negociatat

Parlamenti holandez nuk ka ende një qëndrim në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga një delegacion i parlamentit holandez pas një sërë takimesh me politikën shqiptare në kuadër të vizitës për integrimin e vendit tonë në BE. Për deputetët holandezë është ende shpejt për të folur për një qëndrim.

"Më lejoni të falënderoj parlamentin shqiptar, qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile për kohën që na dhanë duke na pritur. Ne vumë re një dëshirë nga ana e autoriteteve shqiptare për të vazhduar plotësimin e kritereve kyçe të vendosura nga BE. Ne i urojmë Shqipërisë çdo sukses në zbatimin e agjendës së reformave. Tashmë i takon Komisionit Evropian të bëjë vlerësimin e vet dhe të propozojë një rekomandim për Shqipërinë. Ne presim me dëshirë më të mirë për raportin e progresit që do të publikojë komisioni evropian dhe ne do ta diskutojmë në parlament pasi ai të jetë publikuar" tha përfaqësuesi i delegacionit holandez Anne Mulder.

Vetëm pak jave më parë deputetët të parlamentit holandez kërkuan vendosjen e vizave me Shqipërinë. Por dhe pse çështja solli shumë debate në vend, duket se ky vendim do të jetë temë diskutimi në vizitën që deputetë shqiptarë do të zhvillojnë në parlamentin holandez.

"Ne jemi të informuar dhe të ndërgjegjshëm që votimi i Parlamentit Holandez në lidhje me liberalizimin e vizave ka tërhequr shumë vëmendjen në Shqipëri. Më lejoni t'ju them që kjo nuk ka qenë arsyeja e vizitës tonë dhe as ka qenë një temë që ne e kemi trajtuar në takimet që patëm. Kjo çështje do të jetë një nga çështjet e agjendës gjatë vizitës së parlamentit shqiptar në Holandë në fund të këtij muaji" tha Anne Mulder, deputet i parlamentit holandez dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/05/2019 17:53

    Përzejini !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt