/ATSH-Gjergji Mima/ - Në vijim të bashkëpunimit institucional të vendosur midis dy agjencive për shkëmbimin e informacionit me interes të ndërsjelltë për të dy vendet, me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të ATSH-së, Gëzim Podgorica mbërriti dje për një vizitë pune në Tiranë, një delegacion i Agjencisë kuvajtiane KUNA, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al - Sabah.
Ky takim zhvillohet në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit me agjencitë partnere, pas nënshkrimit në Kuvajt në tetor të vitit të kaluar të një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi mes Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Agjencisë kuvajtiane e lajmeve KUNA .
Kjo ishte marrëveshja e parë që ATSH realizonte me agjencitë homologe në rajonin e gjirit arabik.
Delegacioni i Agjencisë kuvajtiane të lajmeve, KUNA, vizitë ne ATSH Foto: Agim Dobi
Vizitën e parë delegacioni kuvajtian e zhvilloi në mjediset e ATSH-së, ku u njoh nga afër me punën që bëhet në këtë institucion për grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit kryesisht për agjencitë me të cilat ATSH ka marrëveshje bilaterale.
ATSH është institucioni më i vjetër mediatik në Shqipëri, dhe fillimet e tij datojnë që në vitin 1913 me disa ndërprerje, për të vijuar në mënyrë koherente që nga viti 1945.
Në bisedimet midis dy delegacioneve u theksua se megjithëse nuk ka kaluar akoma një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes, komunikimi institucional është gjithnjë në rritje dhe identifikon mundësitë që duhen shfrytëzuar për të shtuar informacionin për të dy vendet tona.
Të dy palët u dakorduan në lidhje me nevojën që kanë si qytetarët kuvajtianë, ashtu edhe ata shqiptarë për një fluks informimi lidhur më ekonominë, turizmin, prioritetet e zhvillimit të dy vendeve, por edhe për fusha të tjera që lidhen me historine, traditat dhe kulturën.
Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së. z. Gëzim Podgorica theksoi gjatë takimit se, mes dy institucioneve ka pasur një bashkëpunim reciprok në transmetimin e lajmeve. Gjithashtu z. Podgorica vuri në dukje edhe bashkëpunimin që ATSH ka pasur me ambasadën e Kuvajtit në Tiranë.
"Ne në Shqipëri kemi një komunikim shumë të mirë edhe me ambasadën tuaj në Tiranë, bashkë me z. Ambasador, Najeeb -Al Bader, gjë që ka bërë që në faqen e ATSH-së të kemi lajme nga aktivitetet e shumta të kësaj ambasade si dhe lajme nga Kuvajti".
Në bisedime u theksua edhe për impaktin pozitiv që ka patur pasqyrimi i zgjeruar i vizitave të delegacioneve të larta shtetërore në Kuvajt dhe në Shqipëri, temat për të cilat është folur dhe komunikimin mjaft të mirë politik që kanë dy vendet tona.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë KUNA, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al - Sabah theksoi se Kuvajti ka marrë një nismë për të hapur Agjencinë Arabe të lajmeve, e cila do të quhet FANA.
Hapja e kësaj agjencie do të bëhet në muajin nëntor, gjatë mbajtjes së punimeve të Kongresit të posaçëm për lançimin e kësaj Agjencie.
Në bisedimet e zhvilluara, u nënvizua edhe një herë mundësia që kanë të dy agjencitë për të patur një intensitet në rritje të komunikimit jo vetëm në fushën e lajmeve, fotove dhe videove, por edhe përsa i takon përvojës reciproke në fusha të ndryshme.
Të dy agjencitë po i kushtojnë vëmendje të posaçme dixhitalizimit të arkivave që kanë krijuar ndër vite, si një pasuri që jo vetëm duhet ruajtur, por edhe duhet ridimensionuar për të qënë e aksesueshme nga publiku. Ata ndanë përvojën e tyre në këtë drejtim, por edhe folën për mundësitë për mbështetje, veçanërisht në aspektin teknik.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë KUNA, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al - Sabah nënvizoi mundësinë e trajnimeve reciproke të stafeve të të dy agjencive duke shkëmbyer kështu eksperiencat në sektorë të ndryshëm.
/Shqiptarja.com