Kryetarja e Delegacinit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin Foto:Agim Dobi
TIRANË, 10 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dalë sot në një deklaratë për media, duke dënuar pa rezerva autorët e shpërthimeve në kryeqytet ditën e sotme si dhe mbështesin fort shtetin ligjor dhe njëherazi u bën thirrje forcave politike të bashkohen për t'i bërë ballë krimit.
"Delegacioni i BE-së në Shqipëri është i tronditur nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjeratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë", thuhet ne deklaraten e Delegacionit te BE-se ne Shqiperi. /a.ke/f.n/