Foto nga bombardimet izraelite në Gaza
Një delegacion turk mbërriti mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës për të kryer inspektimet paraprake për ngritjen e një spitali fushor. B
azuar në atë që u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë turke, delegacioni është duke vlerësuar se ku do të vendoset struktura dhe ku do të vendosen kontejnerë për popullatën civile që kanë braktisur shtëpitë e tyre javët e fundit.
Ngritja e një spitali fushor është pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis ministrive të Shëndetësisë të Izraelit, Egjiptit dhe Turqisë.
Marrëveshja e arritur deri më tani ka bërë të mundur transportimin e rreth 100 palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në kryeqytetin turk Ankara, shumë prej tyre pacientë nga departamentet onkologjike të spitalit turk të goditur nga operacionet ushtarake izraelite.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore








