“Provokimi” politik i shqiptarëve shkaktoi përleshjet në Beograd. Kështu ka deklaruar delegati holandez i ndeshjes Serbi-Shqipëri, Harry Bin, shefit të tij në Nyon.
Sipas gazetës beogradase “Blic”, delegati holandez ka dhënë raportin e parë përmes telefonit rreth ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
“Fajtor është droni, që shkaktoi kaosin”, ka thënë Harry Bin. Ndërkohë sot pritet raporti përfundimtar i tij si dhe materialet qe do të dorëzohen nga dy federatat, ajo serbe dhe FSHF.
Autoritetet serbe kanë gjobit vetëm një tifoz për ngjarjet në stadiumin Partizani. Sipas B 92 huligani i njohur Ivan Bogdanov nuk është marrë fare në pyetje për hyrjen e tij në fushë.
Ndërkohë mediat e huaja vazhdojë të nxjerrin në tituj kryesorë thirrjet antishqiptare.
“Vritini shqiptarët”, ky është titulli i zgjedhur nga e përditshmja më e madhe sportive spanjolle, “Marca”, ku pasqyron reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në artikullin e saj, sportivja iberike raporton komunikatën e FSHF-së, e cila të mërkurën në mbrëmje bëri të ditur të gjitha detajet e asaj që ndodhi në Beograd, ku “Marca-s” i kanë bërë më shumë përshtypje raportimet për koret diskriminuese nga ana e tifozëve serbë, që këndonin: “Vritini shqiptarët, vdekje shqiptarëve” që janë pasqyrimi më i mirë i një ambienti armiqësor dhe agresiv.
Gjithashtu “Marca” duke ju referuar FSHF-së, evidenton se në përfundim të ndeshjes, futbollistët e kombëtares shqiptare nuk u goditën vetëm nga tifozët serbë por gjithashtu dhe nga steëard të sigurisë dhe forcat speciale.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com