Ajo është një ndër modelet më të këkuara dhe më të suksesshme të momentit.

Sigurisht falë bukurisë, formave seksi dhe profesionalizmit që ka në punë.

Bëhet fjalë për bukuroshen Cara Delevigne e cila ka pozuar topless për “W Magazine”.

cara delevigne

Gjatë intervistës së dhënë Cara ka zbuluar se personat që e këshillojnë atë janë dy mikesha mjaft të mira, Rihanna dhe modelja e famshme Kate Moss.

Sigurisht që të gjithë e dinë se Cara ka pasur një miqësi të madhe me këngëtren kosovare Rita Ora, gjithsesi duket se këshillat pret nga dikush tjetër.

cara delevigne

“Gjithkush shqetësohet për mua” ka shprehur më modelja britanike gjatë intervitës së dhënë.

Cara më tej ka folur për problemin shëndetësor që pati më parë ku iu shfaqën disa njolla në trup.

Ajo i ka përshkruar ato momente si më të vështirat në jetën e saj dhe ka zbuluar se ka qenë modelja Moss ajo që i ka dhënë  këshilla mjaft të vlefshme.

(b.t/shqiptarja.com)