ELBASAN - Një ditë pas deklaratës për shtyp të studenteve të mbijetuara nga aksidenti tragjik i Himarës, ato i ka mbështetur edhe prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, që në një prononcim për mediat ka shpjeguar se shqetësimi i vajzave është i drejtë; problemi i tyre tashmë është përballë kompanisë së sigurimeve e jo përballë qeverisë, pasi qeveria e përmbushi në kohë të shpejtë detyrimin e saj për t’i dëmshpërblyer qoftë familjet e vajzave që humbën jetën, qoftë te atyre që i mbijetuan tragjedisë.

Çështja e dëmshpërblimeve nga kompania e sigurimeve është një çështje që i takon kompanisë, por pavarësisht kësaj, qeveria është në mbështetje të vajzave dhe thekson se kjo kompani ka detyrimin të shlyejë dëmshpërblimet për vajzat e aksidentuara.”

Ditën e djeshme, vajzat e mbijetuara nga aksidenti tragjik i Himarës, dolën në një konferencë për shtyp, ku kërkuan që kompania e sigurimeve t’u shlyejë detyrimet pasi shëndeti i tyre ka ende probleme dhe kane nevojë për kura të cilat nuk mund ti perballojnë dot me buxhetin e familjeve.

Studentet kanë njoftuar se diten e enjte do të nisin edhe protestën e tyre të parë, të cilën kanë vendosur ta përshkallezojnë deri ne greva në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)