Della Rocca me Didin: Mbështetje
Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit

Della Rocca me Didin: Mbështetje<br />Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit
ROME - “Mbështjete për policinë Shiptare në luftën kundër terrorizmit dhe integrimin në strukturat e oraganizatës së SEPKËS”, ishte premtimi i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Italiane Fulvio Della Rocca në takimin e zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Artan Didi. 

Më tej Della Rocca ka vlerësuar si mjaft të mirë bashkëpunim gjatë vitit 2014 duke krijuar struktura operative në shkëmbim informcioni në kohë reale, dhe duke mos pasur rrjedhje të tij. 

Ndrësa nga ana tjetër kryepolici Didi theksoi faktin se, ishte monitorimi nga ajri I policisë Italiane, ajo që bërë të evidentohej kultivimi I bimëve narkotike në zona të nxehta si Lazarati dhe në Malsinë e Dukagjinit. 

Drejtori i Përgjithshëm I policise I vuri në dukje homologut Italian se ishte shkëmbimi i shpejtë i informacionit mes dy policive ajo që solli edhe goditjen e disa grupeve kriminale të trafikut të drogës, gjatë vitit 2014 dhe kjo frymë bashkpunimi do të vazhadojë edhe në të ardhmen. 

Po kështu u evidentuat edhe operacionet e përbashkëta me partnerët e tjerë si e uropian si Belgjik, Gjermani e Mali i Zi, në luftë kundër krimit të organizuar, të kapjes dhe ekstradimit të personave në kërkim.

Kjo vizitë vjen menjëherë pas vizitës së Ministrit të Brendshëm të Italisë, i cili gjatë takimit me Ministrin Saimir Tahiri deklaroi se pas kësaj vizite, takimet do shtrihen në nivel strategjik dhe teknik.

didi

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare