‘Delta’ shton infektimet në Lezhë, 800 raste aktive! Fluks në spital, mjeku: Mos neglizhoni simptomat

Variant Delta ka shënuar rritje të ndjeshme të infektimeve ditore në qarkun e Lezhës ku aktualisht numërohen mbi 800 persona aktivë.

Mjeku pediatër Kastriot Kolmarku thotë se shtimi i rasteve ditore ka sjellë fluks pacientesh në spitalin rajonal të Lezhës, ku mes të infektuarve me COVID-19 ka dhe fëmije.

'Ka pasur një numër të konsiderueshëm, por jo në gjëndje të rëndë. Zakonisht ata që janë me probleme dërgohen menjëherë në Tiranë, pasi ne nuk kemi të drejtë t’i trajtojmë në spitalin rajonal pa një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.'- u shpreh Kastriot Kolmarku, mjek pedieatër.

Teksa apelon kujdes maksimal për mbrojtjen nga virusi, mjeku këshillon  prindërit të mos neglizhojnë as simptomat e virozave të stinës tek fëmijët e vegjël.

 'Është menduar që moshat fëminore të kryejnë ekzaminimin për Sars Cov2. Në rastet e dyshuara ne kërkojmë menjëherë të bëhet një tampon. Në përgjithësi duhet që prindërit të mbajnë kontakt me mjekun e familjes, mjekun pediatër për të parë simptomatikën dhe ecurinë e kësaj viroze, sepse nëpërmjet këtyre rasteve me virozë mund të ketë edhe fëmijë që janë me SarsCov 2.'- tha Kastriot Kolmarku, mjek pediatër.

Në total numri i rasteve aktive në të gjithë Shqipërinë  është 12,003 persona  ku gjatë 24 orëve të fundit vetëm  në qarkun e Lezhës janë shënuar 32 raste të reja me Sars Cov2.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet