Delvinë, Basha: PD kurs të ri
politik, ne i kemi prirë ndryshimeve

Delvinë, Basha: PD kurs të ri<br />politik, ne i kemi prirë ndryshimeve
Në një takim me anëtarët në zonën e Delvinës, kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha foli për një kurs të ri politik.

Sipas Bashës Partia Demokratike i ka prirë ndryshimeve dhe nuk ka qënë në bisht të tyre.

''Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të diskutuar problemet, por edhe rrugët e zgjidhjes që kalojnë përmes platformës tonë, të kthimit të pushtetit te qytetarët. Po kështu për të vendosur kursin e aksionit tonë politik. Ky konsensus i madh qytetar të kthehet në energji politike'', u shpreh Basha. 

Basha tha se buxheti i ri duhet te jetë për qytetarët, ndërkohë që theksoi se qeveria duhet t’i kthehet shumicës së qytetarëve.

''Shqiptarët kërkojnë atë që është e tyre dhe ju takon. Kërkojnë Shqipërinë dhe resurset e Shqipërisë, buxhetin të përdoret për shumicën. Partia Demokratike nuk i ka bërë kurrë bisht ndryshimve. Me votë do e largojmë qeverisjen e pakicës, dhe t'ja kthejmë shumicës së qytetarëve'', përfundoi Basha.  

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai