Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës.
Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin gjithçka dhe e shkrumbon në pak çaste, mësohet se vatra po zgjerohet në disa drejtime, po i afrohet puseve të naftës, dy lagjeve dhe spitalit.
Autoritetet qendrore dhe vendore kanë marrë masat për të parandaluar ndonjë tragjedi, teksa banorët dëshmojnë se situata është apokaliptike.
“Po digjen shtëpi, ka panik dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve, situatë apokaliptike. U dogj gjithçka për 20 minuta. Nuk e di për njerëzit, por nesër mund të shihen dëmet, se drita s'ka dhe shikon vetëm zjarre. Nuk merr dot frymë, të mbyt tymi, na kanë bërë thirrje për t'u larguar. NUk kam parrë situatë të tillë asnjëherë, edhe të huajt janë tmerruar. Iku mbaroi gjithçka, po digjen të gjitha, nuk vihet nën kontroll fare, po zbret poshtë dhe po bëhet shkrumb çdo gjë. Era e shkaktoi të gjithë situatën se është e fuqishme. I kemi larguar familjet, por vetë jemi këtu”, dëshmon një prej tyre.
Gazetari Limos Didani informon se në qytet dëgjohen sirena ambulancash dhe bori makinash.
Një tjetër banor u shpreh i shqetësuar:
“Na dridhet trupi nga frika, gjendja është jashtëzakonisht keq, s’mund ta imagjinoni. Kërkojmë ndihmë, çfarë do bëjmë me 2 zjarrfikëse në këtë katastrofë. Po digjet Xhermallaha dhe Vllahati! Jemi larguar nga banesat, nuk e dimë çfarë bëhet më”.
Ndërsa një tjetër banore e zonës ku ndodhet vatra e zjarrit mes dy kodrave, u shpreh se nuk mund ta linte shtëpinë dhe mallin e të largohej, duke e përshkruar situatën shumë kaotike dhe të frikshme.
"Jemi në panik dhe frikë e madhe, nuk mund ta lë shtëpinë. Zjarri na erdhi në befasi. për pak minuta u dogj gjithçka".
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
74.6%
-
Jo
18.4%
-
Nuk kam mendim
7%
Vota total: 2105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtimi i rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas 'paralizon' juglindjen, bllokohet totalisht qarkullimi për të gjitha mjetet! Ja rruga alternative për veturat (VIDEO)
21 Shkurt, 09:55
-
Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
20 Shkurt, 18:44
-
Peqin/ Goditi nxënësin në oborrin e shkollës, nis hetimi për mësuesin 51-vjeçar
20 Shkurt, 14:24
-
Dyshohet se i preu rrugën, makina përplaset me motorin pranë spitalit të Beratit! 2 të plagosur
20 Shkurt, 14:10
-
Shembja dhe çarja e rrugës në aksin Librazhd-Pogradec, qarkullimi i makinave vijon vetëm në një korsi, drejtuesit: Është një katastrofë
20 Shkurt, 12:03
-
Moti i keq/ Inerte në aksin Tepelenë-Gjirokastër, rrëshqitja e dherave bllokon Buzin
20 Shkurt, 11:57
-
Masteri i Sigurisë Kibernetike në Akademinë e Forcave të Armatosura, akreditim maksimal deri në 2031
19 Shkurt, 10:51
-
44 vite në kampet e komunizmit, Simon Mirakaj rrëfen humbjen e nënës: ‘Nuk pa një ditë të bardhë!’ Moderatorja ‘shpërthen’ në lot
18 Shkurt, 19:18
-
‘Nga PD nuk hyn dhe del asnjë ambasador’, Salianji: Shqipëria s'mund të ndryshojë, nëse nuk ndryshojmë forcën tonë politike
18 Shkurt, 18:03
-
'Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997', Salianji-Berishës: Dorëhiqu, kë kundërshtar do zgjedhësh për kreun e PD në prill?
18 Shkurt, 17:58
-
'Shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria', Salianji: Rama kërkon ndryshime në ligj për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK
18 Shkurt, 17:47
-
Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet nga drejtimi! Të gjitha proceset brenda partisë po pilotohen
18 Shkurt, 17:44