Delvinë, arrestohen 5 shqiptarë
për trafik ndërkombëtar të drogës

Delvinë, arrestohen 5 shqiptarë <br />për trafik ndërkombëtar të drogës
VLORË - Një operacion i antidrogës së Vlorës, me emrin e koduar “BISTRICA” ka shkatërruar një nga grupet kriminale me të rëndësishëm të narkotrafikut në zonën Sarandë - Delvinë. Grupi merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqiperia në drejtim të vendeve të BE.

Pas 6 muajsh hetimesh intensive, dje u arrestuan: Jakup Mehmeti, 47 vjeç; Robert Xhaferri, 45 vjeç; Agim Çuçi, 29 vjeç; Mihal Koçikori, 26 vjeç; Panajot Koçikori, 23 vjeç si dhe është shpallur në kërkim Artur Goro, 42 vjeç. Të gjithë këta shtetas janë lindur dhe banorë të Delvinës.

Burimet zyrtare të Policisë së Vlorës bënë të ditur se i shpalluri në kërkim, Artur Goro, është drejtues i këtij grupi criminal; pasi siguronte lëndën narkotike në Lazarat, ai realizonte transportimin e saj nga Lazarati në Malin e Sopotit, Manastir - Delvinë dhe me pas, nëpërmjet lidhjeve të tij kriminale, bënte trafikimin drejt Greqisë dhe Italisë. Këtij grupi kriminal, në bashkëpunim me agjensitë e vendeve të BE-së, i janë sekuestruar edhe disa ngarkesa të tjera lënde narkotike në kuadër të këtij hetimi.

Pas arrestimeve, u sekuestrua edhe një sasi prej 135 kg kanabis dhe 4 automjete, të cilën, të sipërpërmendurit, pasi e kishin siguruar në fshatin Lazarat, po e transportonin në drejtim të kufirit me Greqinë për ta trafikuar në vendet e BE-së.

Strukturat kundër krimit të organizuar të Drejtorinë e policisë së qarkut Vlorë dhe komisariati i policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda Tiranë, po punojne intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe në ditët në vazhdim do ketë edhe arrestime të tjera.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia