DELVINË -Arrestohet i shumëkërkuari i akuzuar për trafikim dhe prostitucion të minorenëve në shtetin fqinj, Greqi.

Ai është Elton Ruçi, 35 vjeç, që ndyshe njihet edhe si Elton Zhupa.
 
Hetimet ndërkohë vazhdojnë për rrjetin e trafikut ndërkombëtar të zbuluar në fund gushtin e 2013-s, pas dëshmive të një prej viktimave në Athinë, A.B nga Gjirokastra si dhe një kallëzim i minorenes M.K nga Delvina.
 
Sipas informacioneve, Ruçi ka qenë i shpalluar në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda që prej muajit gusht të vitit të kaluar, kohë kur u arrestua një bashkëpunëtor i tij pas denoncimeve nga viktima të veprimtarisë së tyre.
 
HETIMET NISËN NË SARANDË
Në 28 gusht 2013 pas kallëzimit që bëri 16  vjeçarja M.K në komisariatin e Policisë Sarandë, në seksionin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe hetimeve të para, prokurori i çështjes, Julian Çafka kërkoi arrestimin e dy shtetasve: Martin Buzheri 22 vjeç dhe Elton Ruçi Zhupa 34 vjeç, të dy banorë në Delvinë.
 
Policia prangosi Martin Buzherin pas një operacioni të shpejtë në qytetin e Delvinës dhe shpalli në kërkim policor Elton Zhupa (Ruçi).
 
Elton Zhupa, është emri i ndryshuar i Elton Muharem Ruçit, lindur në Koshan të Tepelenës dhe banues në Delvinë, në 19 qershor 1979.
Sekuestrimet e para në mjetin e Buzherit, drogë dhe para në banesën e tyre me qera, një hotel shtëpi në periferi të Delvinës, 58 mesazhet e kapura në 2 telefonat celularë, vunë në lëvizje policinë.
 
DËSHMIA E 16-VJEÇARES SË TRAFIKUAR
16-vjeçarja rrëfente në polici përdhunimet, pazaret me pronarët grekë në qendër të Athinës.

“Përdorim dhe survejim, klientë në dhoma dhe dhunë në raste të kundërshtimit”, pohon 16 vjeçarja, e cila rezultoi nga dhuna me dhëmbë të thyera.

Rrjeti i prostitucionit përfshinte vajza nga rrethet e Përmetit, Durrësit e Gjirokastrës dhe Delvinës, të cilat pasi përdoreshin në motelet e Delvinës dhe hotelet buzë detit në Sarandë për klientët e gjetur nga tutorët dhe më pas  niseshin drejt Greqisë.
 
KLIENTË, EDHE TREGTARË TË DELVINËS
Policia shoqëroi në komisariat disa nga klientët e deklaruar nga vajzat, banorë të Delvinës. Skandali përfshiu sipërmarrës tregtarë familjarë, që kishin paguar 10.000 lekë ora për marrëdhëniet me vajzat.  Pas dokumentimit me hetimet e para, dosja u përcoll në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Pranga iu vunë vetëm Martin Buzherit.

martin buzheri
(Foto: Njëri prej të arrestuarve Martin Buzheri)

Redaksia online
(b.g/shqiptarja.com)