Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në aksin rrugor Ura e Gajdarit, Delvinë. Automjeti tip ''Audi'' me targë të huaj MNTH 68, me drejtues 23-vjeçarin Igli Seiti, banues në Delvinë ka përplasur motorçikletën me targë AAB739 që drejtonte 27-vjeçari Bledar Pula duke sjellë vdekjen e tij të menjëherëshme.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit Igli Seiti, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë

Delvinë
 Policia: Rreth orës 20:00, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi.
 
Shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në aksin rrugor Ura e Gajdarit - Delvinë,  (pranë  një karburanti ), automjeti tip "Audi" me targë të huaj MNTH68, me drejtues shtetasin Igli Seiti, rreth 23 vjeç, banues në Delvinë, është përplasur me motorçikletën me targë AAB739, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motorçikletës, shtetasi: Bledar Pula, rreth 27 vjeç, me banim në Delvinë.
 
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit Igli Seiti, për të cilin po kryhen veprimet për arrestimit e tij.
 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com