DELVNE- Banorët e Delvinës pritet të protestojnë nesër në qendër të qytetit dhe në rrugën kombëtarë për mungesën e ujit të pijshëm prej disa muajsh. Deputeti socialist i kësaj zone në rrjetin social të facebook kërkon që të të gjithë qytetarët të solidarizohen në këtë protestë që pritet të zhvillohet nesër.

“Kryeministri nuk kthen pergjigje kur une i drejtohem si deputet i qarkut të Vlorës. Ministri Olldashi justifikohet se akoma nuk e kanë gjetur shkakun pse është bërë i pa përdorshëm uji në Delvinë. Banoret ka muaj që e paguajnë shtrenjtë mungesën e ujit. Media ka tentuar ta sensibilizoj këtë problem, por qeveritaret vazhdojne të fshihen.”- shkruan në profilin e tij në facebook Arben Malaj.

Ai shton se ”ka dyshime serioze se shpërthimet nga kërkimet për gaz apo nafte nga një kompani private në këtë zone i kanë dëmtuar rëndë burimet e ujit të pishëm, aq sa ai rezulton i papërdorshëm. Në vendet e tjera këto kompani paguajnë miliona deri në milarda dollarë gjoba për dëmtimin e ambjentit dhe burimeve natyrore. Në këtë rast bëhet fjalë për demtimin e burimit me jetik, dëmtimin e cilësisë së ujit.”

Malaj bën thirrje që  protesta të jetë vetëm paqësore dhe sensibilizuese ndaj mungeses se ujit, ndaj heshtjes dhe korruptimit të qeverisë, se policia nuk duhet ta ndalojë  dhe qeveria nuk duhet te hesht per kete skandal.


CFARE SHKRUAN MALAJ SOT NE FACEBOOK

Pershendetje, Delvina ka disa muaj pa uje te pishem. Banoret e Delvines, diten e marte date 9 Prill do te protestojne ne qender te qytetit dhe ne rrugen kombetare. Kerkohet solidaritet edhe ne rrjetet sociale.

Kryeministri nuk kthen pergjigje kur une i drejtohem si deputet i qarkut te Vlores. Ministri Olldashi justifikohet se akoma nuk e kane gjetur shkakun pse eshte bere i pa perdorshem uji ne Delvine.

Banoret ka muaj qe e paguajne shtrenjte mungesen e ujit. Media ka tentuar ta sensibilizoj kete problem, por qeveritaret vazhdojne te fshihen.

Ka dyshime serioze se shperthimet nga kerkimet per gaz apo nafte nga nje kompani private ne kete zone i kane demtuar rende burimet e ujit te pishem, aq sa ai rezulton i paperdorshem. Ne vendet e tjera keto kompani paguajne miliona deri ne milarda dollare gjoba per demtimin e ambjentit dhe burimeve natyrore. Ne kete rast behet fjale per demtimin e burimit me jetik, demtimin e cilesise se ujit.

Banoret e Delvines, diten e marte date 9 Prill do te protestojne ne qender te qyetit dhe ne rrugen kombetare. Dega e PS -se Delvine ka aplikuar per leje.

Protesta duhet te jete vetem paqesore dhe sensibilizuese ndaj mungeses se ujit, ndaj heshtjes dhe korruptimit te qeverise.

Policia nuk duhet ta ndaloj protesten paqesore dhe qeveria nuk duhet te hesht per kete skandal.

Qytetaret e Delvines duhet ti bashkohen kesaj proteste.

Media duhet ta mbeshtese dhe transmetoj kete proteste. Eshte proteste per mungesen e ujit, eshte proteste per koston e renduar te jetes se perditeshme.

Miqesisht
Arbeni
arben malaj

(s.g/shqiptarja.com)