DELVINE - Shpërthimi i gazit në një pus nafte në Delvinë ka shkaktuar plagosjen e dy punonjësve. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, teksa puntorët po punonin në rafineri.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë aq sa punëtorin e ka hedhur nga lartësia dhe për pasojë u ka shkaktuar dëmtime në trup. Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Sarandës.
Komento