Një 31-vjeçar që po udhëtonte me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit, me qëllim shitjen e lëndëve narkotike, është arrestuar në flagrancë nga policia. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
Personi i arrestuar, me inicialet S. S.,ka lindur në Sarandë dhe është banues në Tiranë. Operacioni për kapjen e tij u kodua 'Destinacioni.'
Policia kishte marrë informacion për lëvizjen e 31-vjeçarit dhe organizoi një operacion për ndalimin e tij. Automjeti taksi u ndalua në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan 126 dozat e lëndës së dyshuar narkotike.
Njoftimi i plotë i Policisë










Komente
Komento