Zjarr në fshatrat e Delvinës, 110 forca në terren! Vatra aktive edhe në Selenicë dhe Vranisht të Himarës

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonës ndërmjet fshatrave Vllahat dhe Kostar në Delvinë.

Zjarri rrezikoi fillimisht banesat në zonë dhe nisi ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve. Zjarri po djeg një pyll me pisha në periferi të Delvinës, pranë lagjes Xhermëhallë. Por më pas rreziku për përhapjen e zjarrit në banesa u tejkalua, megjithatë vijon ende puna për fikjen e zjarrit, raporton gazetari i Report Tv, Limos Didani.

Flakët janë përhapur në një hapësirë me shkurre, çka bën të dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia e një zjarri aksidental.

Report Tv sjell pamje kur ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve, ndërsa në terren ndodhen edhe zjarrfikëse nga Delvina Finiqi dhe Saranda

Tymi është përhapur në të gjithë territorin ndërsa banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shpejtë në mënyrë që flakët të mos përparojnë.

Sakaq, orët e pasdites vatra aktive zjarri ka patur edhe në fshatrat Gorisht dhe Gjormë të Selenicës në Vlorë, por edhe në Vranisht të Himarës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Vlorë/ Zjarr në Mërtiraj, dy vatra të përmasave të mëdha! Terreni i thyer bën të vështirë ndërhyrjen

 

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era duke djegur sipërfaqe me kullotë në shpejtësi.

Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit e Selenicës e kanë të vështirë të ndërhynë për shkak të terrenit te thyer. 

Janë dy vatra zjarri me përmasa të mëdha, ndërkohë që ndodhen 6 automjete të zjarrfikësve të ardhur nga Vlora dhe Fieri.

Ora 20:28
Zjarri në Gorisht dhe Gjormë të Selenicës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve

 

Zjarri ka rënë këtë pasdite edhe në dy fshatra të Selenicës, si Gorisht dhe Gjormë.

Ndërkohë një vatër zjarri është aktive edhe në Vranisht të Himarës.

Siç duket edhe nga pamjet e sigurara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duket vatra e zjarrit mbrëmjen e sotme në Gorisht të Selenicës.

Ora 19:51
Zjarri në fshatrat e Delvinës, përgjegjësi i zjarrfikësve: Janë krijuar nga dora e njeriut! Ndodhen 110 forca në terren

 

Përgjegjësi i zjarrfikësve në Delvinë, Artur Kseno dha për gazetarin e Report Tv, Limos Didani, një pasqyrim të situatës lidhur me zjarrin e madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar të Delvinës.

Kseno theksoi se era e ka komplikuar mjaft situatën, ndërsa shtoi se këto zjarre janë krijuar nga dora e njeriut.

Në terren janë 110 forca zjarrfikëse, teksa Kseno bën thirrje për ndihmë nga njerëzit të mos vënë zjarre.

'Për momentin kemi një vatër shumë të nxehtë në Vllahat, në krahun e majtë tonin siç e shikoni. Në të cilën po ndërhyhet nga ajri me helikopterë, dhe gati gati po vendoset në kontroll gjithë zona e Delvinës. Situata ka shkarë deri në fshatin Kostar, atje ku ka edhe dëme. Era e komplikoi përsëri. E kemi vendosur të gjithën nën kontroll. Për momentin nuk na rrezikohen banesa dhe jetë njerëzish, që është kryesorja për ne. Po vazhdohet me 8 mjete zjarrfikëse, rreth 110 forca zjarrfikëse, operacioni drejtohet direkt nga kryetari i bashkisë Delvinë, sikurse dhe nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.  Kemi vetëm 1 apel, pasi kemi rreth 33 ditë sot që po luftojmë vërtet me zjarret dhe janë zjarre nga dora e njeriut, nuk janë nga pakujdesia. thjesht bëjmë vetëm një thirrje, na ndihmoni dhe ne të bëjmë punën tonë dhe ju të ruani pronën tuaj.'

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sandri: 12/08/2024 10:45

    Po kjo është mëkat të dygjen pyet , po mirë ky shtet smer dot të blej një avjonë që të shuaj zjaret , jemi i vetmi vëndëë në mesdhe që skemi avjon të shuajm zjaret, këtyre qeveritarëve nuk u vjen zorë kur kërkojnë nga evropa ndihmë se dhe një individ të jesh kur kërkon nga hera borxhë bëhesh legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!