E kanë cilësuar si koalicioni i elefantëve e ndonjëherë edhe si koalicion që vret demokracinë e brendshme apo edhe si “guns n’roses”, por Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, bashkë me pakicat, kanë vazhduar të qeverisin në Kosovë duke u mbështetur në numrat shumicë në Kuvend dhe duke i margjinalizuar partitë tjera.
Ky koalicion i mbijetoi sfidës së dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë. I mbijetoi zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, një figurë politike që nuk preferohej nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të LDK-së dhe atyre të pakicës serbe.
Kurse tani ka përpara sfidën e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e cila, jo vetëm sipas opozitës, por edhe disa deputetëve nga partitë në pushtet, po cilësohet se ashtu siç është, rrezikon t'i humb Kosovës mbi 8 mijë hektarë tokë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com