Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi bën me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë Presidenti i 'Demave të Kuq', Gazmend Demi. Takimi i akordimit mes Sormanit dhe Partizanit mësohet se është kryer ditën e sotme ku është finalizuar me ardhjen e trajenerit të ri tek klubi i Partizanit.
Sormani zë vendin e trajnerit italian Franko Lerda, i cili u shkarkua nga pankina e Partizanit një ditë pas humbjes së derbit me Tiranën. Adolfo Sormani ka lindur në Genoa, më 11 gusht 1965). Ai është një trajner futbolli, ndërsa si futbollist ka luajtur në rolin e mesfushorit. Sormani ka një karrierë të pasur si trajner. Italiani ka drejtuar akademinë e Juventus nga viti 2007-2010. Në 2011-2012 ka drejtuar akademinë e Napolit. Në vitin 2012-2013 ka qenë asistent trajner tek ekipi anglez Ëatford. Në vitin 2016 ka drejtuar edhe Partizanin.
'Demat e Kuq' arrijnë marrëveshjen me trajnerin e ri, ja kush do ta drejtojë Partizanin pas shkarkimit të Franko Lerda-s
Komento