Përmbytjet shkatërrojnë bizneset në Vlorë, pronari i një farmacie: 100 mijë euro dëm, uji arriti gjysmë metri! Biznesmenët: Shteti të marrë masa

VLORË- Përmbytjet në Vlorë kanë lënë pas shkatërrim të madh e dëshpërim te banorët e qytetit bregdetar. Uji, i pamëshirshëm, vërshoi dje në rrugët e qytetit, duke u futur në çdo cep, pa kursyer as shtëpi, as biznese. Humbje e mundit të shumë viteve dhe sakrificës së e biznesmenëve dhe banorëve, të cilët me dëshpërim thonë se përballen me këtë fat çdo vit.

Dëmi më i madh përllogaritet për bizneset, ndonëse ende nuk ka një bilanc. Fotaq Veneti, një farmacist nga Vlora, përshkruan me dhimbje dëmin e madh që i është shkaktuar biznesit të tij, në rreth 100 mijë euro. "Niveli i ujit arriti rreth gjysmë metri brenda farmacisë. Humbja ime mund të jetë rreth 100 mijë euro", thotë ai, ndërsa rrëfen momentet e frikës kur ishte i mbyllur brenda, pa mundur të dalë.

“Kam farmaci. Një dëm shumë i madh, s’mund të them një vlerë fikse por diku tek 100 mijë euro produkte farmaceutike. Qepeni ka qenë i mbyllur për të penguar pjesën e përmbytjes, por duke ditur që ngelëm brenda kemi telefonuar për të dalë jashtë se situata arriti deri në 50 cm ujë brenda. Kemi qëndruar 2 orë brenda. Janë pothuajse 20-50 biznese gjithë kjo rrugë. Kjo është hera e disatë, si një katastrofë”, tha Fotaq Veneti, pronar i një farmacie.

Një tjetër dëshmi që sjell Report Tv, është ajo e Përparim Çelajt, pronarit të një marketi, i cili tregon për dëmin e pësuar që arrin në 5 milionë lekë të vjetra. Ashtu si shumë të tjerë, ai thotë se është dëshmitar i përmbytjeve që ndodhin çdo dimër, duke u përballur me të njëjtën sfidë pa asnjë ndihmë. "U bllokova në dyqan, nuk dilja dot," thotë ai, duke përshkruar prurjet e mëdha të ujit që e lanë të izoluar në dyqan.

“Gati 5 mln lekë të vjetra dëm, shumë keq situata. Ndodh vit për vit këtu. Hall i madh. U bllokova në dyqan nuk dilja dot. Ishin prurje të mëdha”, tha Përparim Celaj, pronar i një marketi.

Dhembja pasqyrohet edhe në fjalët e Fatjon Ruçit, pronarit të një lokali, i cili dëshmon se ka humbur më shumë se 20 milionë lekë nga përmbytjet e përsëritura.

“Dimër për dimër, këtu bëhet det. Jemi të detyruar ta rregullojmë çdo gjë nga vetja. Shteti nuk merr masa. Dëmi mund të jetë 1 milionë lek për pastrime, lyerje minimumi. Po jemi përmbytur nga 20 herë, më kanë vajtur 20 mln lekë, askush s’do t’ia dijë”, thotë ai, me një ndjenjë të thellë zhgënjimi.

Autoritetet vendore pritet të nisin punën për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuar në gjithë Vlorën për shkak të përmbytjeve, që goditën qytetin bregdetar më 4 tetor si asnjëherë më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Sallon bukurie prej 15 vitesh, pronarja tregon për Report Tv dëmet nga përmbytjet në Vlorë: U shkatërrua gjithçka, Emergjencat nuk u përgjigjën

Pronarja e një salloni bukurie, tregon për Report Tv dëmet që i janë shkaktuar në biznesin e saj në Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Prej 15 vitesh me një sallon të vogël bukurie, pronarja tregon se tashmë uji i ka shkatërruar çdo gjë. Për gazetarin Sokol Dema, pronarja thotë se emergjencat nuk iu përgjigjën në celular, ndërsa tregon gjithçka ndodhi shumë shpejt.

"Kam një sallon bukurie, u futëm brenda pas rreth 12 orësh. Ishte i paparashikueshëm ky dëm, çdo gjë totalisht e mbytur. Çdo material i mundshëm, qoftë nga ana profesionale, që janë tharëse, materialet e drurit, kolltukë. Kam mbi 15 vite që e kam si biznes, gjithmonë kemi këtë problem sa herë fillon vjeshta ose dimri. Gjithë bizneset këtu janë përmbytur komplet, ndodhi në shumë pak kohë, nuk kishim kohë as të hiqnim gjërat. Uji erdhi shumë shpejt. Kemi marrë emergjencën, nuk na përgjigjet njeri. Nuk e di pse kësaj radhe është kaq problematike. Janë mbi 60 biznese këtu. Të marrë masa bashkia, është dëm i madh ekonomik. Të na ndihmojnë, taksat i duan, çdo detyrim nuk na lenë, pse të mos na ndihmojnë", tregon ajo. 

Ora 11:52
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur

 

 

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë jo vetëm përmbytën rrugë edhe shtëpi, por gjithashtu dëmtuan edhe shumë biznese.

Pronari i një dyqani ushqimesh tregon për gazetarin e Report Tv se biznesi i tij ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dyqani është akoma nën ujë. Madje pronari thotë se dëmi shkon deri në 5-6 milionë. Po ashtu ai thekson se nuk i ka shkuar asnjë njeri tjetër përveç gazetarit tonë Sokol Dema.

“Kam frigoriferët, kanë dalë jashtë loje, plus materialet e tjera. Dëmi shkon tek 5-6 milionë lekë të vjetra. Ca mundëm e lëvizëm, kaq sa arritëm. Ka ndodhur para 6-7 vitesh e njëjta situatë. S’kanë punuar hidrovorët. Mund të jenë 20-30 biznese në këtë zonë. Ti je i pari që vjen, asnjë s’ka ardhur”, thënë pronari i dyqanit për Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/10/2024 03:16

    E disata here qe u ndodh e nuk nxorret mesim?! Siguroni ambientet dhe mallin dhe merrni masa si minipompa per heqje uji,thase me rere qe t'i vini para dyerve te dyqaneve,sic vepron gjithe bota per kesi rastesh.Shteti duhet te beje me shume per pastrimin e rrugeve,kanaleve,por dhe duhet te dije si te paralajmeroje banoret per kategorine e stuhive e t'ju sugjeroje masa mbrojtese parandaluese.Shteti nuk mund te dale e te mjaftohet vetem me nje/do te kete stuhi,rreshje te dendura,kini kujdes!/,sepse shumica e njerezve e mendojne qe do te jete vetem nje cerre,nje rrebesh i shkurter qe do zgjase nje gjysem ore deri dy ore dhe kaq,por nuk e mendojne qe ka dhe me keq,dhe nga ana tjeter,njerezit,sidomos ketyre qe permbytjet u jane bere rutine,nuk mund te vazhdojne me mendesine se shteti leshon /mana/ nga qielli sa here keta permbyten!

    Përgjigju
  • loni: 05/10/2024 23:23

    Te parat ne qytet behen kanalizimet,, pastaj behen ndertesat....keshtu behen ne gjermani.....

    Përgjigju
  • jani: 05/10/2024 23:22

    KESHTU ESHTE KUR VOTON PERHERE EDI RAMEN,, JUA BERI MUTIN TANI MU NE KOKE.....votoni partite e reja.....

    Përgjigju
  • ashtu: 05/10/2024 23:15

    po ndoshta te ka zene ndonje mallkim i tipit tu befshin leket ilace, e ti marte lumi i vlores. mos u merzit se leke kontrabande i ke po he ...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 05/10/2024 21:36

    Siguroje biznesin si në eu, që është e detyrushme të sigurosh shtëpinë biznesin makinen e të gjitha, a do të hyni në eu, zbatoni rregullat, shteti ska pse të paguaj juve nga taksat.

    Përgjigju
  • Besoj: 05/10/2024 15:26

    Besoj se kur te mbaroj hetimi popullor, fajin do ta ket ose edi rama ose sali berisha! Varet ke do pyesesh demokrat apo socialist

    Përgjigju
  • Lili: 05/10/2024 11:58

    Skagje se leket e Yllit jane qe i ka fituar...

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/10/2024 09:49

    Po ca shteti o vella, taksat tona do shkojne per biznesin tend??? Siguroje biznesin ate bej.

    Përgjigju
  • Koli: 05/10/2024 09:43

    Kane lungomare po skan kanalizime, kane bypass po skan kanalizime, kane dhe pedonale po prap skane kanalizime, do ken dhe nje marine lluksi por prap dhe atehere sdo ken kanalizime...... Vlora

    Përgjigju
    • @mara: 05/10/2024 19:25

      Po shteti prandaj duhet o patronazhiste që të kontrolloj. Por e kemi mjellaxhi kryetarin. I zoti për fasada e për aktivizim patronazhistësh. Qentë le të lehin karvani të eci përpara

    • Mara emigrante ne Itali: 05/10/2024 13:44

      Po mor po Vlora , ndertoni vend dhe pa vend ,zamponi token , prishni kanalizimet dhe kerkoni nga shteti , he derman bej siguracionin ,

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në APF

Kurti: Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në APF