Dëmet në Zharrëzë, qeveria lëvron
fondin shtesë për kompensimin

Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave qeveria shqiptare ka vendosur që të lëvrojë një fond shtesë që që të dëmshpërblejë banorët e Zharrëzës dhe të zonave përreth, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga lëkundjet e tokës si pasojë e veprimtarive për gjetjen e lëndëve hidrokarbure.

Çështja e banorëve të Zharrëzës është kthyer tashmë në një model triumfi të së drejtës. Avokati i çështjes Adriatik Lapaj jep lajmin e mrekullueshëm për 72 familjet, shtëpitë e të cilave u shkatërruan nga lëkundjet e tokës.

“Qeveria ka vendosur që Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec të kenë një shtesë fondi prej 175 165 885 lekësh për dëmshpërblimin e 72 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz, Dukas dhe Marinëz.

Fondi i përgjithshëm prej 175 165 885 lekësh përbëhet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit në masën prej 73 992 071 lekë dhe nga Bankers Petroleum në masën prej 101 173 814 lekë”, bën me dije avokati Lapaj ndërsa shton se gjithsesi kjo mbetet një fitore e pjesshme deri në kompensimin e të gjitha familjeve.

s.k/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak

'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak