Dëmet nga breshri, fermerët e Korçës në protestë: Duam dëmshpërblim, gjithë prodhimi vjetor na u dëmtua

Fermerët e qarkut të Korcës protestuan këtë të premte tek drejtoria e bujqësisë, pasi breshëri ka dëmtuar prodhimet e tyre bujqësore dhe pemtarinë.

Ata kërkojnë kompensim të dëmëve për qindra hektarëve tokë të mbjella.

“Shteti duhet të ndihmojë këta fermere. Mollët kanë qenë në pjekje ndaj dëmi është 95 për qind”, tha Bujar Muco nënkryetar i shoqatës.

Kjo proteste erdhi ne vazhden e shume reagimeve nga fermeret pergjate gjithe ketyre diteve të cilët janë zhgënjyer nga heshtja e institucioneve. Nëse nuk kompensohet fermerët thanë se janë të detyruar të ikin në emigrim.

“Nëse nuk na ndihmojnë do ikim andej nga kemi qenë në Greqi. Ne kështu jemi të nbaruar. Dëmi është 100 për qind. Kisha 1.8 ha me mollë, prodhimi është zero”, thanë ata.

Sipas drejtorit të bujqësore në korçë dëmet janë verifikuar dhe në ditët në vijim do të shihen mundësitë për dëmshpërblim.

“Në bashkëpunim Ministria e Bujqësisë dhe Bashkitë do të shohim cilat janë mundësitë për dëmshpërblim”, Vullnet Gjolla.

Drejtoria e Bujqësisë Korçë thekson edhe faktin se fermerët duhet të aplikojnë për rrjetat antibreshër për shkak të ndryshimeve klimaterike.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 30/09/2023 11:11

    Sic thojne dhe komentuesit e meposhtem , duhet te paguani siguracionin per prodhimin dhe mos beni presion te kote qeverise!Ctaksirat kane taksapaguesit te paguajne per ju !

    Përgjigju
  • Mergimtari: 30/09/2023 08:21

    Ne qoftese prodhimet i kane te siguruara,kompanite e sigurimit ti demshperblejne sipas ligjit.Nuk eshte e drejte qe nga taksat e gjithe shqiptareve te kompesohen disa.Shteti mund tu jape ndihme por jo kompesim sic kerkohet.Askund ne boten kapitaliste shteti nuk merr persiper te kompesoj te gjitha demet.

    Përgjigju
  • Iris: 30/09/2023 02:47

    Juve korcareve ju ka dale nami si kurnace,ju dridhet dora te jepni falas dhe nje koker molle.Zoti shikon ku e hedh bresherin.Behuni gjeneroze qe t'ju ece mbare.

    Përgjigju
  • Prap kta: 29/09/2023 21:07

    Bresheri te ju bjen cdo vit dhe ju demton mollet ne masen 95% pastaj vjen koha ku ju nuk i shisni dot se keni mbiprodhim dhe cmimet jan te uleta dhe i hidhni ne kanal, prap ky avaz me ju ka 20 vjet, siguroi vllai dhe gjej dhe ku ti shesesh para se ti besh sherbimin, hajt noten

    Përgjigju
  • tefiku: 29/09/2023 18:20

    Keta kujtojne se jane ne komunizem.Pse nuk e siguroni prodhimin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut