Sipas OSHEE në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të OSHEE, te cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.
Falë punës intensive të grupeve të avarive, është reduktuar numri i fiderave me defekt dhe nga informacioni i orës 17.00 nga dispeceritë lokale të OSHEE, është përmirësuar situata e furnizimit me energji në disa zona që shfaqën probleme gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.
Gjithashtu është rikthyer energjia elektrike në linjën Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen e cila u stakua për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë rrëshqiti, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)
theksohet se gjithë hidrovorët furnizohen me energji elektrike!
Në lidhje me situatën në tërësi, zonat më poshtë nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq
Tirana
Valias, pjesërisht Ibë, Shënmëri/ Tiranë
Elbasan
Orenjë, pjesërisht Lunik, pjesërisht Polis/ Librazhd; Gjinar, pjesërisht Labinot
Fier
Divjakë/ Lushnjë
Vlorë
Smokthinë, Lepenicë
Kukës
pjesërisht Geghysen, Mamëz, Surroj, Pac, Bajram Curri, Has
Shkodër
Luf, Arrës Miliskaj, pjesërisht Qelëz, Gjegjan, Hajmel, Shëngjin, Zejmen, Kacinar
Burrel
Shtufë, Qafë Vorrës, Bukmirë, ish Komuna Orosh, zona Kalanjë, Rrushkull, kodër Rrëshen
Ora 15:00 OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike, 1880 punonjës në terren
Moti i keq në të gjithë vendin me reshje shiu, dëbore, si dhe me rrëshqitje dheu, ka dëmtuar linjat e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike duke sjellë errësirë në disa zona.
Disa zona në Tiranë, Kukës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat, Durrës, Burrel dhe Gjirokastër, janë pa energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq. OSHEE thekson se fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë. Përjashtim bën zona e Rreshenit ku ka rrëshqitje të dheut ne shtyllën e tensionit të lartë, dhe në nënstacionin e Librazhdit që furnizon Bashkinë dhe Prefekturën.
Sipas një njoftimi zyrtar të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është shpallur gjendja e gatishmërisë duke nxjerrë në terren 1800 punonjës dhe janë marrë të gjitha masat organizative dhe teknike për të rikthyer energjinë tek abonentët.
"Problem janë zonat e thella rurale malore, si dhe kushtet e vështira të punës gjatë natës për shkak të motit të keq. Të gjithë hidrovorët janë në punë. Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve", thuhet në njoftimin e OSHEE.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, rreth orës 12.00 të mesditës pati problem në nën stacionin e Farkës i cili u përmbyt por falë punës të grupeve të OSHEE, u bë e mundur rikthimi në punë i këtij nënstacioni.
Reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik zonën e Bregut të Lumit e për pasojë për efekt sigurie janë stakuar fiderat 104/108/247/244/248.
Kjo ka sjellë mungesë energjie në zonën e Zall-Bastarit pjesërisht, një pjesë e Kamzës, Shën Mëria e gjitha pa drita, një pjesë e Ibës dhe e Farkës, Shupal dhe zona e Bregut të lumit e gjitha.
Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen është stakuar për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë ka rrëshqitur, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)
Zonat pa energji: Bashkia Rreshen, Komunat: Kthelle, Kaçinar, Kashnjet, Ungreje.
Në lidhje me situatën në tërësi, zonat më poshtë nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq
Tirana
Ibë (pjesërisht), Kombinat, Mullet, Kodra Priftit (pjesërisht), Shupal (pjeserisht), Valias, Farkë, Gjikaj, Shënmeri
Kukës
Geghysen (pjesërisht) /Kukës; Pac /B.Curri, Nikoliq/Has, Mamëz,Suroi, Fajzë
Elbasan
Lunik (pjesërisht) dhe pjesërisht zonë e qytetit/Librazhd, Polis, Gracen
Shkodra
Iballë, Arrës Miliskaj, Velipojë, Hajmel, Shengjin, Qytet Lezhë, Zejmen.
Vlora
Amonic, Gorisht/ Vlorë, Rradhimë, Orikum
Berat
Divjakë/Lushnje
Durrës
Zona ish-Keneta, Durrës /Spitalla, Bisht Pallë, Rrogozhine/Gos
Burreli
Thuman, Fushë Gjorm, Shtufe, Simon, Qafë Zorres, Cerenet, Zejnisht.
Gjirokastra
Lazarat, Lunxheri
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)