Dëmet nga përmbytjet, 62 fermerë në Fier, protestë para bashkisë: Gati 300 mln lekë dëm, të dëmshpërblehemi

Rreth 62 fermerë nga fshatrat Frakull e Kafaraj të Fierit, të dëmtuar nga përmbytjet e 12 dhjetorit nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë, kanë dalë sot në protestë para Bashkisë duke kërkuar dëmshperblim.

Sipas tyre janë dëmtuar gati 32 hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe, ndërsa kërkesat për dëmshpërblim ia parashtruan edhe kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Sipas kreut të sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka vlera e këtij dëmi shkon në gati 300 milionë lekë dhe se një pjesë duhet të dëmshpërblehet nga bashkia.

"20 ditë pas përmbytjes nuk erdhi asnjë komision për të verifikuar dëmet dhe më pas për të bërë kompensimet. Ne i kërkuam kryetarit që të bëjë vlerësimin për dëmet dhe më pas të bëhet dëmshpërblimi. Kryetari i Bashkisë na sqarojë se shumë shpejt do sqarojnë ligjin sepse nuk e kishin të qartë bashkia për procedurën që do ndiqen dhe tha se lekët në buxhet janë dhe nëse e lejon ligji do ngrihet komisioni për verifikimin e dëmeve dhe për të bërë më pas dëmshpërblimin", u shpreh ai.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/12/2021 01:31

    Po pse bashkia e ka fajin per permbytjet qe kerkoni demshperblim?! Dhe Rama kerkon te ngreje akademi barinjsh!Me mire te hapte nja dy kurse per administrim,financim,sikuracion e marketing per keta argatet,se fermere nuk dua t'i quaj perderisa nuk i njohin rregullat baze te ekonomise se tregut. Shteti duhet t'i detyroje te marrin inshurenca per biznesin,nuk u detyrohet asgje, qe t'i demshperbleje per tekat e natyres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?