Dëmet nga tërmeti në Tiranë/ Publikohet lista me 500 emrat e dytë që kanë fituar dëmshpërblimet

Dëmet nga tërmeti në Tiranë/ Publikohet lista me 500 emrat e dytë që kanë fituar dëmshpërblimet

Pas 500 emrave të parë, publikohet edhe lista e dytë me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Të premten, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 3 mijë emrat e parë, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet.

Janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj. Ky proces u realizua në kohë rekord, duke bërë të mundur që familjet të kompensohen shumë shpejt nga fondi i rindërtimit.

( Kliko këtu ) Lista e plotë me emrat

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?