Pas publikimit të fotove ku Ashton Kutcher dhe Mila Kunis shfaqen duke u puthur, ish-bashkëshortja e Kutcher, Moore mësohet të jetë dëshpëruar. Sipas RadarOnline Demi ndihet e shokuar që Kutcher mundi të ndërtojë një lidhje në një kohë kaq të shkurtër.

“Edhe pse Ashton e pati tradhëtuar Demin shumë herë gjatë lidhjes së tyre, ai pati takime me vajza të ndryshme dhe nuk ishte një lidhje e tillë si ajo me Milan. Eshtë pikërisht kjo marrëdhënie që po e shkatërron Demin. Pasi pa fotot e puthjes mes të dyve, Demi duket se po e përballon shumë keq këtë situatë", - është shprehur një burim për RadarOnline.

Gjithashtu në media thuhet se aktorja Moore kishte ende shpresë tek një ribashkim mes saj dhe Ashton.

(xh.k/shqiptarja.com)