Sipas raportimeve më të fundit në mediat e huaja, aktorja Demi Moore po planifikon një udhëtim në Indi për të shmangur dasmën e ishit të saj Ashton Kutcher me aktoren Mila Kunis.

Ajo ka parashikuar një trajtim joga në ditën kur Kutcher do të kurorëzojë në martesë marrëdhënien me Kunis.

51 vjeçarja do t’ja mbathë një javë larg çdo gjëje për tu relaksuar në Indi, pasi ndarja nga aktori është ende një plagë e pambyllur.

ashton kutcher
(Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, tani që kjo e fundit është shtatzënë)


Ajo nuk mund të durojë njerëzit përreth të cilët do të komentojnë për ceremoninë madhështore të Kutcher dhe fotot e tyre.

Nga ana tjetër Mila dhe Kutcher duken më të lumtur se kurrë, pasi përveça martesës presin edhe një fëmijë së bashku.

(b.t/shqiptarja.com)