Demi optimist për barazimin e Partizanit, trajneri Lerda: Me pak fat mund të kishim fituar

Demi optimist për barazimin e Partizanit, trajneri Lerda: Me pak fat mund të kishim fituar

Gazmend Demi dhe Franco Lerda

Partizani ka bërë një paraqitje mbi pritshmëritë në ndeshjen e parë eliminatore të ‘Champions League’ kundër Qarabag, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit në ndeshjen e kthimit. Në ‘Selman Stërmasi’ pavarësisht shtyllave të të dy ekipeve, takimi u mbyll me shifrat 0-0, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte rrjedhshmëria në lojë e të kuqve të drejtuar nga Franco Lerda.

Optimizmi pas kësaj sfide të kuqve ishte i dukshëm dhe kjo vëret edhe te presidenti i Partizanit Gazmend Demi.

“Ishte ndeshje e bukur, ata janë ekip I fortë. Ne patim rastin tonë, por nuk e bënë. Gjithsesi, rezultat I mirë. Tani rritemi edhe në koeficent, me këto rezultate. Kualifikim? Loja është e hapur, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. E mbani mend Ferencvaroshin, na bëri gol këtu, I bëmë gol atje. Trajneri? Ka ende kohë për të folur për trajnerin. Por, mirë ishte.”

Ndërkohë trajneri Lerda shkoi më tej duke thënë:

“Me pak fat mund të fitonim. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan djemtë. Kanë qenë shumë të zotë. Ne goditëm një traversë me Belicën. Patëm edhe 2 raste me Cinarin. Ata e mbajtën më shumë topin, por rastet më të mira i kishim ne. Do të shpresojmë te një rezultat pozitiv në Baku.”

Trajneri i azerbajxhansave, Qurban Qurbanov, për sfidën deklaroi:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Partizani luajti shumë mirë në mbrojtje. Ne nuk bëmë atë që duhej, por rezultati 0-0 do të thotë që gjithçka do vendoset në ndeshjen e kthimit. Ajo që më bëri poërshtypje ishte se Partizani kishte lojtarë shumë të shpejtë që na zinin në kundërsulm.”

Ndeshja e kthimit mes Qarabag dhe Partizanit do të luhet në Azerbajxhan me datë 17 korrik.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie