Demokracia e humbur në PD është kërthiza e krizës

Demokracia e humbur në PD është kërthiza e krizës

Partia Demokratike

-Të bësh retrospektivë në Shqipëri,është mëkat e makth i madh. Kemi përshkuar një të kaluar të frikshme me trauma që ndihen dhe sot. Nga e shkuara deri sot, udhëtimi socio-ekonomik dhe politik ishte terr e tmerr. Terr sepse ndonëse sakrifikuam jetë, fituam një totalitarizëm dhe tmerr sepse në liri rrezikuam të humbim demokracinë. Kthimi i shikimit pas, në këtë lloj të shkuare, të frikëson. Megjithatë nuk jemi të vetëm. Gjysma e globit ishte kështu. Demokracia nuk është solide kur është e ngurtë dhe liria ngjanë më pak me kaosin sesa rregullin. Gjendja në të cilën është vendosur PD nga ‘lidershipi me dy krena’ nuk ka asgjë të ndryshme me humbjen e demokracisë brenda saj.

Më pak sesa humbjet kronike në zgjedhjet vendore e lokale dhe braktisja e institucioneve, faktor fajtor i gjendjes aspak të dëshirueshme për demokracinë dhe pluralizmin politik në Shqipëri, është kequshqyerja e venitja e demokracisë brenda kësaj force. Vetë Berisha, është krijuesi dhe qeverisësi i PD ndër vite, autori i kushtetutës dhe aktori kryesor politik i PD. Ndër vite, kjo parti ka ndryshuar shumë pak në bërthamë. Organizmi politik i PD i është nënshtruar një rregulli laminar partiak të diktuar nga demokracia e ngurtë që injektonte Berisha deri në rikonfirmimin e dytë të Bashës, pasi u konfirmua edhe humbja e 25 Prillit. Provën e ekzistencën së demokracisë së ngurtë e gjejmë tek përjashtimet e pandalshme të figurave të partisë ndërsa humbjen e demokracisë tek emërimi i Bashës dy herë në krye të PD. Kjo e përcjellë edhe nga fjalët e simpatizantëve të cilët duket se kanë qenë të kushtëzuar, meqënëse ish lideri mbështeste ( me veprim ose joveprim) rikonfirmimin e liderit lodër. Nga ana tjetër Basha bëri kompromis simbiotik me këtë makinacion. Pra kjo tregon që demokracia në PD nuk ruajti as fasadën. Ndërsa sot, maska ra. Jo vetëm që na bindi se ka bërë cfarë ka dashur me atë forcë, de facto e de jure por në një ligjërim rrokaqiejsh demoniak, del Zot i demokratizimit të PD. Ç’paradoks! Dhe ‘foltorja’ është një paradë e paradoksit!

Megjithatë në terma mikro, ‘foltorja’, ku s’flet askush tjetër, i ka bërë vetëm mirë PD sepse po i mbanë gjallë instiktet jetësore dhe askush më mirë se Berisha në PD nuk mund t’i provokoj receptorët reagues të një elektorati të stërlodhur. Ndërsa në terma makropolitik, ‘foltorja’ ngjanë me një faltore të një tempulli në braktisje! Në rrethana të tjera, në rrjedhë normale të përditshmërisë politike, sot do kishim paqe sado artificiale të ishte mes të dyve. Them artificiale sepse Berisha i pranon më pak ose aspak humbjet! Dhe të dy në sinkronizim të njëri-tjetrit, do të siguronin një vazhdim të demokracisë së ngurtë. Prandaj shpallja ‘non grada’ në thelb na tregoi se kërthiza e krizës në PD është humbja e demokracisë brenda saj dhe akti amerikan këtë goditi. Dhe të ‘dy kryetarët’ janë komplementarë në përgjegjësi dhe varësi!

Vetëm një goditje nga një sistem i jashtëm, pra DASh mund ta bënte përplasjen reale. Është e parashikueshme rrudhja e PD, e pashmangshme copëtimi i PD. Copëtimi i asaj demokracie njëlloj të ngurtë, që u çimentua në kohë të ndryshme, nga dy ujqër të urtë. Ndaj të thuash se nga sot e tutje delet le t'më zgjedhin për çoban, këtë s’ka pilaf që e mban!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shishtaveci: 02/11/2021 15:16

    Vec Flamur Noka e ban Shqipbin asht intelektual i pa pame.. vec magjari ja kalon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT