Demokratët e jugut llogari Bashës:
Merr PD pastaj akuzo Edi Ramën

Demokratët e jugut llogari Bashës:<br />Merr PD pastaj akuzo Edi Ramën
TIRANE - Për më shumë se një orë qytetarët e Tepelenës kanë dëgjuar platformën elektorale të kandidatit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në takimin e organizuar në qendrën kulturore të qytetit demokratët e shqetësuar për humbjen e thellë që pësoi e PD-në në Qarkun e Gjirokastrës, ku arriti që të marrë vetëm një deputet, kanë pyetur lidhur me mungesën e administrimti të humbjes së zgjedhjeve apo dhe mungesën e analizës së saj.

Ndonëse pyetjet kundrejt kandidatit të PD ishin pothuajse të limituara, mes të anëtarësuarve të PD nuk mungoi as shqetësimi që pse nuk mendohet për një bashkim të demokratevë pas humbjes së madhe që i ka shokuar të gjithë dhe i ka bërë më mosbesues të njeri-tjetri sesa te akuzat e Bashës ndaj qeverisë së re të Edi Ramës. “Shqetësimi ynë, që e ngritëm edhe në mbledhjen e djeshme ishte pikërisht se z.Basha foli si kreu i PD-së se do të mundte qeverinë e Ramës kur ende nuk zgjedhur si i tillë nga votat tona”, shprehen burime pranë anëtarësisë së PD në qytetin e Tepelenës.

Ndërkohë që në përgjigjen e tij, Basha është shprehur se “për këtë më parë duhet një bashkim i të djathtëve”. Më shumë se kaq, anëtarët e PD kanë kërkuar nga z.Basha se cila do të jetë platforma e tij për bashkimin e demokratëve, ku mësohet se Basha është shprehur “unë do të bëj bashkimin e gjithë demokratëve për të ardhur sërish në pushtet”. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të Tepelenës Basha ka kërkuar mbështetjen me idenë se e djathta duhet që të luftojë kundër PS, e cila po mashtron qytetarët me premtime si dhe po spastron administratën nga vendet e punës për të punësuar militanët e tyre.

“Takimi ishte serioz nga ana e Z. Basha, por dhe nga ana e pranishmëve në sallë. Ndryshe nga takimi i disa ditëve më parë me kandidatin z.Sokol olldashi, i cili nga natyra dukej më natyrë komunikuese me anëtarët në sallë. Jemi të dyjëzuar për kë do të votojmë. I kemi të dy përzemër në PD”, shprehen demokratë. Vetëm disa ditë më parë në rrethin e Tepelenës ka qenë për të shpalosur programin e tij për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Takimi i organizuar në të njëjtin vend si dhe i Bashës, ka tërhequr gjithë demokratët e Tepelenës, por jo vetëm. Në zgjedhjet që do të mbahen në 22 korrik në këtë qytet si dhe në qytetet dhe komunat përreth pritet që të votojnë më shumë se 1 mijë e 500 të anëtarësuar në PD. Ndërkohë që po ditën e djeshme, kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha është ndalur edhe në qytetin e Përmetit, nga ku gjatë takimit me demokratët përmetarë ka premtuar rinkthimin e PD në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. Më pas ai ka takuar edhe anëtarësinë e PD në Leskovik, Ersekë e Bilisht.

Një ditë më parë Basha ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e partisë në Lushnje, Peqin dhe Gramsh. Në platformën e tij për fillimin e ri të PD anëtarët dhe simpatizantët do të jenë pjesë e vendimmarrjes organizative dhe politike të partisë. Basha garantoi se nën drejtimin e tij PD do të ketë një sistem të vlerësimit të meritës dhe karrierës së çdo anëtari të PD nga më i vjetri deri tek më i riu. Nuk do të ndodh më sipas tij, që kontributi i anëtarëve dhe militantëve të harrohet sa herë PD fiton zgjedhjet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës