TIRANE- Opozita përveç largimit të deputetëve nga grupi i saj po përballet dhe me largimin e të anëtarësuarve nga partitë e saj. Bëhet fjalë për largimin e një numri të madh të anëtarësuarish nga Partia Demokratike drejt Frymës së Re Demokratike. Një grup i madh të rinjsh nga qyteti i Korçë-s, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të kësaj Dege, në prag të zgjedhjeve elektorale të 3 Nëntorit për Kreun e Bashkisë së Korçës, kanë vendosur të dorëzojnë kartelat e anëtarësisë së këtij subjekti politik për tu bashkuar me partinë tjetër të djathtë që kandidon në këto zgjedhje Frymën e re Demokratike.
Anëtar i Komisionit të Burimeve njerëzore në PD Dega, Genci Shehaj, e ka komentuar largimin e tij si dhe të rinjëve të PD si faj të PD që sipas tij është kthyer në një parti për interesa vetjake të personave të caktuar. “PD Korçë nuk përfaqëson më asnjë ideal veçse interesa vetjake të disa personave që mbanjnë poste politike brenda saj. Zgjedhjet lokale janë kthyer nga një sfidë për ta qeverisur më mirë bashkinë e Korçës në një arenë intrigash për të sabotuar kandidatët që pretendojnë kreun e PD të kësaj Dege, zgjedhjet për të cilin do të mbahen pas disa muajsh. Një tjetër arsye që më shtyn drejt largimit nga ky subjekt politik është hyrja në zgjedhjet lokale pa bërë analizën e atyre të mëparshme. Kjo tregon një mungesë të thellë përgjegjësië nga ana e drejtuesve të Partisë”, u shpreh Shehaj.
Ai u shpreh se ka qenë iniciator i kësaj lëvizjeje pasi Partia Demokratike Dega Korcë është uzurpuar në nivelë të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm, persona që për të marrë kreun e PD janë të gatshëm të bashkojnë votat e tyre me Partinë Socialiste. "Partia Demokratike e kësaj Dege tashmë ështe kthyer në një merkato ku idealistët largohen cdo ditë e më shumë, për tu zëvendësuar nga mercenarë të cilët jo vetëm nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike të kësaj Dege, por deri dje kanë punuar kundra saj. Frika për garën për kreun e Degës ka detyruar shumë prej drejtuesve të kësaj Dege që të mos marrin masa kundra anëtarëve të kryesisë që në zgjedhjet e 23 qershorit dolën hapur në podiumet e partive të tjera të kualicionit”, tha Shehaj.
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com