Dega e Partisë Demokratike në Vlorë, ka organizuar një protestë ditën e sotme, kundër rritjes së çmimit të ujit. Në një reagim post-protestës, PD thotë se protesta është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Sipas PD-së, policia ka shoqëruar në komisariat, shoferin e makinës ku ishte vendosur baneri pa motiv. Në banerin e demokratëve ironizohej kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, dhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit. Në baner shkruhej: "Trefishova çmimin e ujit, nuk u ngrit njeri."
Sipas PD-së, protestat do të vijojnë edhe në qytete të tjera.
Më poshtë foto e banerit lëvizës:
Komento
Protestat jo te dhuneshme gjithmone jane te drejta
Përgjigju