Basha: Partisë i mungon vetëm emri! Me apo pa vulë demokratët euroatlantikë do jenë në zgjedhje

“Demokratët euroatlantik”. Kështu i ka quajtur Lulzim Basha strukturat e grupimit të tij në Vlorë, gjatë një takimi që zhvilloi sot.

Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë programin e tij elektoral.

“Një takim me strukturat drejtuese, drejtuesit e lartë në fakt të demokratëve euroatlantik për të vazhduar pa asnjë ndalesë rrugën që kemi nisur. Për t’i dhënë shqiptarëve alternativën që u mungon, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme mos të jenë një tjetër tango e të vjetrës dhe e të keqes që ka pushtuar vendin. Por shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë për programin që meritojnë dhe për njerëizt që meritojnë. Sepse shqiptarët meritojnë më shumë dhe Shqipëria meriton më shumë sesa tangoja e vjetër që do t’i mbajë peng në analet e vjetëruara të politikës së korrupsionit dhe të krizës ekonomike ku e kanë zhytur vendin.”,-tha ai.

I pyetur nëse do të krijojë një parti të re politike, Basha nënkuptoi se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës së Lartë, ku ka bërë rekurs vendimin e Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

“Nëse pazari dhe konspiracioni, jo thjesht kundër demokratëve, por kundër shqiptarëve do ta pamundësojë këtë demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, programi dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohet shqiptarëve”, tha ai.

Basha shtoi se derisa Gjykata e Lartë të japë vendimin së bashku me mbështetësit e tij do të vazhdojë punën.

"Ne nuk do të presim asnjë sekond dhe nuk po presim sekondë, sepse ne do ta kalojmë gjithë këtë kohë duke e shpalosur këtë alternativë pranë qytetarëve të Vlorës, pranë grupeve të interesit, pranë sipërmarrjes, pranë përfaqësuesve të fermerëve, të profesioneve të lira, të medias, të të përndjekurve, të pronarëve, të rinisë, të pensionistëve. Pra, nuk presim asnjë ditë, vazhdojmë punën tonë. Shqipëria ka nevojë për këtë alternativë, Shqipëria meriton më shumë dhe ne jemi të vendosur të mos e privojmë, sikundër të hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët i mbyll në ekuacionin e të vjetrës, kryeministrin apo ish kryeministrin. Kjo nuk është zgjidhja për shqiptarët. Zgjidhja është alternativa që ne përfaqësojme e demokratëve euroatlantik me të gjithë pjesët e programit që janë bërë publike dhe ne do t’i diskutojmë ditë pas dite deri ditën e zgjedhjeve me qytetarët",- u shpreh Basha. 

Basha po vazhdon intensivisht takimet me mbështetësit e tij, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD-së tek Rithemeilimi i Sali Berishës, më 11 qershor të këtij viti. 

K.M/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 23/06/2024 12:31

    Emrin i ri i Partise se Lulit :- Partia euroatlantike e rruges se kombit.

    Përgjigju
    • Ikor: 23/06/2024 15:12

      Ata të Rithemeleshit do gëzojnë Partinë Demokratike të Municionit Kinez.

  • Doni: 22/06/2024 18:29

    Akoma pas ketij budallait keta hahahahahshajhahahhaahhahahahahahahahahahahahahahahahahaahhahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Loran shehu: 22/06/2024 17:17

    Ter deshtaket e Shqiperis jan mbledhur bashk , o Myzooooooo ahahhaha

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/06/2024 14:42

    Demonkrat euroatlantik e në fund i çon votat o tek Rama o tek Birisha. Po paratë ruse ishin si babalja... Edhe Monika do hap partinë e lirisë euroatlantike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Burka e Medeas, nata e dytë e festivalit MEDIUMS

Burka e Medeas, nata e dytë e festivalit MEDIUMS