Klevis Balliu ishte një zë mjaft i fuqishëm në selinë blu ku pjesëmarrja e tij në protestën e banorëve të Astrit që refuzonin të lironin banesat e tyte që prekeshin nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, shpesh edhe pjesë e përplasjeve me policinë duke u arrestuar, duket se nuk kanë qenë kritere dhe kualitete të përfaqësimit politik për demokratët e Pogradecit, të cilët e përjashtuan nga listat e kandidatëve për deputet të PD.

Por ky përjashtim i bujshëm, duke dalë edhe jashtë parashikimeve të vetë PD, vijon të diskutohet edhe sot, ku Rama tha se disa prej demokratëve i kanë kërkuar ndihmë që të vendos 'drejtësi' për Balliun, për një proces që ndodh brenda PD-së.

Çështja e përjashtimit nga lista të Klevis Balliut  u përmend deri në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama tha se ka pasur realisht kërkesa nga shumë demokratë në Pogradec që kanë shkruajtur te Platforma e Bashkëqeverisjes duke kërkuar drejtësi për çunin e Fahriut.

"Hyjnë dot më se janë djali i Fahrit? E përmenda për inerci, sepse në fakt nuk është dita, por imagjinoni, nuk e besoja dot që disa demokratë në Pogradec kishin shkruajtur tek Platforma e Bashkëqeverisjes, kërkoni drejtësi për djalin e Fahriut.", tha Rama

Ndërsa ditën e sotme kreu i demokratëve, Lulzim Basha pas votës së tij për lista e kandidateve për deputet në qarkun e Tiranës, tha se askush nuk del dot mbi votën e anëtarësisë. Nëse Klevis Balliu është përjashtuar pas këtij procesi, Basha tha se ky proces nuk është bërë për të përjashtuar apo skualifikuar pasi do të jenë pjesë e burimeve njerëzore për të drejtuar qeverisjen e vendit nesër.   

"Ky është një proces në të cilin vendos anëtarësia dhe mbi votën e saj nuk ka asgjë, por ky nuk është  një proces për të përjashtuar, ku nuk ka të humbur. Padyshim nga 3600 propozime mund të themi se shumica dërrmues e tyre posedojnë kualitete e përfaqësim politik, pra vetë procesi është dizenjuar që një numër i madh prej të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzor të PD për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit", tha Basha.

Dy ditë më parë edhe deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri në një intervistë për Report Tv, tha se Klevis Balliu mund të futet në listat e LSI-së, pasi ai ka qenë ish këshilltar i Ilir Metës. Ndërsa një ditë më parë vetë Klevis Balliu zhvilloi një takim mbi 90 minuta në selinë blu, ku u fut me një dosje dhe doli pa të.