Demokratët në këshillin bashkiak të Dibrës kërkojnë shkarkimin e kryetares, Irini Shehu: Eshtë arrogante, fyen këshilltarët

Këshilli Bashkiak i Dibrës ka arritur të miratojë sot ndihmën ekonomike për familjet në nevojë edhe pse mbledhja ishte e tensionuar, debate me tone të larta mes këshilltarëve të PD-së dhe kryetares së këshillit, socialistes, Irini Shehu.

Këshilltarët e PD-së lexuan një rezolutë, duke kërkuar shkarkimin e kryetares së këshillit dhe kjo shkaktoi debatin mes palëve dhe largimin nga mbledhja të demokratëve.  Ata u larguan nga salla, ndërsa socialistët bashkë me këshilltarët e PSD së Tom Doshit e votuan ndihmën ekonomike me 19 vota pro. Procesi kontestohet nga demokratët për parregullsi. Ata pretendojnë se znj. Shehu ka kryer shkelje ligjore dhe etike, me sjellje arrogante dhe fyese ndaj keshilltareve bashkiakë.

Irini Shehu u shkarkua nga detyra e drejtores së Spitalit Rajonal Dibër për shkak të dhunës së ushtruar kundrejt shefit të financës.

 

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

​Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)

​Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)