Këshilli Bashkiak i Dibrës ka arritur të miratojë sot ndihmën ekonomike për familjet në nevojë edhe pse mbledhja ishte e tensionuar, debate me tone të larta mes këshilltarëve të PD-së dhe kryetares së këshillit, socialistes, Irini Shehu.
Këshilltarët e PD-së lexuan një rezolutë, duke kërkuar shkarkimin e kryetares së këshillit dhe kjo shkaktoi debatin mes palëve dhe largimin nga mbledhja të demokratëve. Ata u larguan nga salla, ndërsa socialistët bashkë me këshilltarët e PSD së Tom Doshit e votuan ndihmën ekonomike me 19 vota pro. Procesi kontestohet nga demokratët për parregullsi. Ata pretendojnë se znj. Shehu ka kryer shkelje ligjore dhe etike, me sjellje arrogante dhe fyese ndaj keshilltareve bashkiakë.
Irini Shehu u shkarkua nga detyra e drejtores së Spitalit Rajonal Dibër për shkak të dhunës së ushtruar kundrejt shefit të financës.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komente

