DURRËS - Tre të mitur janë gjetur sot të braktisur nga e ëma në banesën e tyre në Durrës. Policia njofton se ka qenë ish-vjehrra e nënës së fëmijëve që ka njoftuar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.

Nëna 33-vjeçare, e divorcuar, është shoqëruar në polici dhe është vënë nën hetim nga blutë për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkaku i braktisjes së 3 fëmijëve nga nëna e tyre 33-vjeçare është një konflikt mes kësaj të fundit dhe gjyshes së të miturve nga ana e babait, e cila ka kërkuar t'i marrë në kujdestari.

Report Tv ka siguruar dëshminë e dhënë në polici të nënës 33-vjeçare, e cila thotë se "ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj? Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?"

Sipas burimeve, fëmijët kishin rreth tre ditë pa ushqim dhe prej një muaji nuk kishin ndjekur shkollën. Ata janë gjetur të mbuluar me batanije për shkak të të ftohtit, ndërsa banesa ishte në gjendje të rëndë rrëmuje, me rroba të shpërndara në dysheme.

Fëmijët i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe janë konstatuar me probleme shëndetësore të lidhura me gjendjen e braktisjes. Aktualisht ata janë marrë nën kujdesin e organeve përkatëse.

Bëhet e ditur se pallati ku ndodhej banesa ka qenë i përmbytur gjatë reshjeve të ditëve të fundit dhe për tre ditë fëmijët kanë qenë të izoluar për shkak të ujit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti  i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
E kthyer ‘përmbys’ me papastërti në 4 cepat, ish-vjehrra nxjerr VIDEON brenda banesës ku 33-vjeçarja braktisi 3 fëmijët në Durrës

Një 33-vjeçare është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës, ku u gjetën të rrethuar nga papastëria dhe të pangrënë.

Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregohen 3 fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës. Gjyshja e fëmijëve dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke kiritikuar kujdesin e nënës ndaj fëmijëve.

Ora 21:58
Zbardhet dëshmia e nënës së 3 të miturve në Durrës: Nuk i kam braktisur, isha në punë! Është kurth nga ish-vjehrra

1768161806_femijetebraktisurnedurres.jpg

Report Tv ka siguruar dëshminë e dhënë në polici të nënës 33-vjeçare, e cila dyshohet se kishte braktisur 3 fëmijët e mitur në Durrës, që u gjetën sot brenda apartamentit të tyre, në kushte higjenike skandaloze dhe të pangrënë.

Dëshmia e nënës në polici: 

Kam 5 vjet e divorcuar.

Punoj banakiere dhe të tre fëmijët i lë së bashku kur iki në punë.

Paguhem 400 mijë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë.

E kam të pamundur që të rri me fëmijët, se s’kam të ardhura me çfarë të paguaj qiranë dhe t’i ushqej.

Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj?

Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje.

Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici?

Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?

Unë fëmijët nuk i braktis kurrë, se jam nënë. Djali i dytë vuante nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë, tani është më mirë. Veshkën e shes e fëmijët nuk i braktis. Fëmijët nuk i lë në jetimore!

Ora 21:13
Durrës/ Të braktisur dhe të pangrënë prej 3 ditësh, Ministria e Shëndetësisë: 3 fëmijët dhe e ëma janë në spital! Do vendosim për masat e mëtejshme

1768162562_femijetebraktisurnedurres.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka njoftuar se 3 fëmijët e gjetur të braksur sot në apartamentin e tyre në Durrës, bashkë me të ëmën, kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, dhe se iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Njoftimi i plotë: 

Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës,  ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve,  të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe  veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ministria e arsimit: 11/01/2026 22:44

    Amon o vlla me mir qe skan ardh se ne nuk i shkollojm ne i shkallojm. Ktu esh kopsht zoologjik, po leni kalamojt se ktu me tzgjut jan para se tvin ke ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?