Protestat e dhunshme me 5 viktima/ Demokratët dorëzojnë në kongres kërkesën për inkriminimin e Trump: Nxitës i kryengritjes

Demokratët janë një hap më lart drejt shkarkimit të Donald Trump, pasi pak më parë kanë dorëzuar në kongres kërkesën për inkriminimin (impeachment) e tij, si të përfshirë në nxitjen e protestës të dhunshme në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.

Siç ishte paralajmëruar, Demokratët prezantuan një rezolutë pak më parë duke i bërë thirrje nënkryetarit Mike Pence të mblidhte kabinetin e Shtëpisë së Bardhë për të mbajtur një takim nëse do të shkarkonte Trump nga detyra, pasi ky i fundit akuzohet për nxitje të dhunës së shkaktuar në protestë, në të cilën kanë humbur jetën 5 persona.

Seanca e shkurtër u ndërpre për 15 minuta pas një kundërshtimi ndaj rezolutës nga një ligjvënës republikan nga Virxhinia Perëndimore. Ajo do të fillojë përsëri ditën e nesërme.

Presidenti republikan, Trump është akuzuar nga demokratët edhe nga një numër i konsiderueshëm republikanësh për shkak të trazirave, ku mendohet si një ndër faktorët nxitës të dhunës në protestën në SHBA.

Donald Trump ende nuk ka bërë një deklaratë publike për sa i përket akuzave apo dhe situatës së shkaktuar, që nga momenti që rrjetet e tij sociale janë bllokuar. Trump do të largohet më datë 20 janar nga Shtëpia e Bardhë, ai gjithashtu ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë së betimit të Joe Biden e cila do të mbahet në të njëjtën ditë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PaEmer: 11/01/2021 18:35

    16-te Laptop u "konfiskuan" ne kongres gjate perleshjes!!! Jam kurreshtar te di se c`ka permbajn ata? Tradheti!!! Enjoy the show.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/01/2021 18:24

    Mbas shkarkimit te Presidentit Trump, president per pak dite behet zv/presidenti Mike Pence i cili do te mari pjese ne ceremonine e betimit te Joe Biden.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori