-
Dëshmia: Trump ushtroi trysni ndaj Nënpresidentit Pence për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve
Në mbledhjen e komisionit që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit të kaluar, sot pritet të dëgjohen dëshmi rreth trysnisë që ish-presidenti Donald Trump ushtroi ndaj ish-nënpresidentit Mike Pence, që të ndalonte çertifikimin nga Kongresi të fitores së demokratit Joe Biden. Zoti Pence po drejtonte seancën e përbashkët të dy dhomave të Kongresit dhe ndërsa ligjvënësit ishin në fazat e para të numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor, rreth 2,000 mbështetës të zotit Trump sulmuan Kapitolin, me synimin për të bllokuar procesin.
16 Qershor 2022, 20:47 -
Akuzohet për nxitjen e protestës së dhunshme në Kapitol, avokatët e ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump mohuan çdo gjë
Avokatët e ish-Presidentit Trump përmbyllën të premten argumentat e tyre mbrojtëse pas një seance tre-orëshe. Ata e mbrojtën ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të premten gjatë gjyqit të tij të dytë në Senat, duke mohuar se ai ndihmoi në nxitjen e një sulmi vdekjeprurës të turmave ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe duke argumentuar se gjyqi është një "gjueti shtrigash", i frymëzuar politikisht dhe i paligjshëm.
13 Shkurt 2021, 09:02 -
'Pushtimi' i kongresit amerikan nga protestuesit, demokratët përmbyllin argumentet: Prova të qarta se Donald Trump nxiti dhunë
Prokurorët në gjyqin kundër ish-Presidentit Trump në Senatin amerikan thanë të enjten se ka prova "të qarta dhe të pamohueshme" se ish-presidenti nxiti rebelimin e 6 janarit duke dërguar përkrahësit e tij drejt Kapitolit për të penguar procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
12 Shkurt 2021, 07:43 -
Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump
Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan të mërkurën video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ku shihej turma duke hyrë me forcë në Kapitol, duke thyer dritare dhe dyer dhe duke kërkuar në mënyrë kërcënuese Nënpresidentin Mike Pence dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ndërsa policia që nuk përmbante dot turmën lutej në radio për ndihmë.
11 Shkurt 2021, 08:40 -
Gjyqi në Senat ndaj ish-presidentit Trump, kundërshtarët dhe mbrojtësit e tij
Demokratët dhe republikanët po paraqesin strategjitë e tyre para fillimit të martën të gjykimit për herë të dytë në Senat të ish-Presidentit Donald Trump. Materiali në vazhdim shpjegon argumentet që paraqesin të dy palët e spektrit politik.
7 Shkurt 2021, 21:33 -
Trump rikthehet në rrjete sociale, publikon në Gab letrën ndaj kongresit: Akuzat për nxitjen e kryengritjes s’mund të provohen
Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, për të thënë edhe njëherë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen. Trump ka përdorur, llogarinë e tij në Gab, një platformë alternative në Tëitter që përdoret shpesh nga ndjekësit e tij të krahut të djathtë, për të publikuar një letër nga avokatët e tij
7 Shkurt 2021, 16:33 -
Fajësimi i Trump për trazirat në kongresin e SHBA, gjyqi nis të hënën
Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump për fajësimin mbi rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse të Kapitolit të SHBA do të fillojë javën e ardhshme në Senat deklarojnë përfaqësuesit demokrat. Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve do të dorëzojë akuzën e fajësimit në Senat, duke nisur zyrtarisht procesin e gjykimit.
22 Janar 2021, 21:18 -
Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fal 70 të dënuar, mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon
Në orët e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka falur aleatët e tij të palëkundur, disa të akuzuar për korrupsion. Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë.
20 Janar 2021, 07:54 -
Në fjalën e lamtumirës, Presidenti Trump uron administratën e re por nuk përmend Biden
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.
20 Janar 2021, 07:35 -
Ceremonia e inaugurimit të Biden, ‘Facebook’ paralajmëron se do bllokojë eventet afër Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit
Facebook ka bërë të ditur se do të bllokojë përdoruesit të krijojnë ngjarje afër Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit Amerikan, ku do të mbahet inaugurimi i presidentit Joe Biden. Disa ura kryesore në Uashington do të mbyllen të martën, një ditë para inaugurimit. Deri në 25,000 forca policie do të jenë në qytet për inaugurim.
18 Janar 2021, 09:03 -
Reagon Biden pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të inkriminimit të Trump: Procesi do të vazhdojë në Senat, shpresojë se do të mbajnë përgjegjësitë e tyre Kushtetuese
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar lidhur me inkriminimin e Donald Trump, i cili u votua dje në Kongres.
14 Janar 2021, 08:36 -
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro inkriminimit në protestat e dhunshme/ Trump: Absolutisht qesharake
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është "absolutisht qesharake". Duke folur para gazetarëve për herë të parë që kur mijëra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin të mërkurën e kaluar,
14 Janar 2021, 08:09 -
Protestat me 5 viktima/ Trump u bën thirrje amerikanëve: Jo dhunës! Të ndihmojmë që tranzicioni të jetë paqësor
Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë kryengritjeve ku humbën jetën 5 persona.
13 Janar 2021, 20:58 -
Dhuna në Kongresin Amerikan, identifikohen 170 protestues! Prokuroria gati akuzat: Numri mund të rritet në ditët në vijim
Prokurorët amerikanë thanë të martën se ata kanë identifikuar më shumë se 170 persona për akuza të mundshme penale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar dhe presin që numri të rritet më tej në javët e ardhshme ndërsa vazhdon një hetim masiv mbi protestën e dhunshme të mbështetësve të Presidentit Trump.
13 Janar 2021, 08:02 -
Protestat e dhunshme me 5 viktima/ Demokratët dorëzojnë në kongres kërkesën për inkriminimin e Trump: Nxitës i kryengritjes
Demokratët janë një hap më lart drejt shkarkimit të Donald Trump, pasi pak më parë kanë dorëzuar në kongres kërkesën për inkriminimin (impeachment) e tij, si të përfshirë në nxitjen e protestës të dhunshme, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.
11 Janar 2021, 18:04 -
Demokratët ‘ultimatum’ për Zëvendëspresidentin: Shkarko Trump!
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ka bërë publike planet në lidhej me kërkesën e shkarkimit të Donald Trump, pasi ai akuzohet për nxitje të dhunës së shkaktuar në protestën e ditës së mërkurë në SHBA, në të cilën kanë humbur jetën edhe 5 persona.
11 Janar 2021, 09:53