Demokratët presin Bashën në Rinas
pas fotos me Trump:Mora mbështetje

Demokratët presin Bashën në Rinas<br />pas fotos me Trump:Mora mbështetje
Pas kthimit nga SHBA, ku takoi Presidentin Donald Trump, Lulzim Basha është pritur në Rinas nga simpatizantë të Partisë Demokratike.
 
Basha u shpreh para mbështetësve se takimi me Trump ishte i jashtëzakonshëm, por nuk dha detaje të tjera. Kryedemokrati u bëri thirrje simpatizantëve për marshim drejt Republikës së re, pasi sipas tij kjo është ajo që presin aleatët.
 
Ju falenderoj për këtë pritje dhe flamujt kombëtar që valëviten përkrah atij të SHBA. Po kthehem pas një takimit të jashtëzakonshëm me Trump, në një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethenëse.
 
Javës së Shtëpisë së Bardhë kushtuar punësimit, ekonomisë dhe financimit të studentëve. I jashtëzakonshëm, takimi me përshtypjet më të paharrueshme, e jashtëzakonshme mbështetja nga SHBA, por tani edhe 10 ditë na ndajnë për tu ndarë nga Republika e mashtrimeve dhe korrupsionit, drogës dhe kriminelëve.
 
Kjo është ajo që po punojmë natë e ditë, kjo është ajo që presin aleatët, prandaj le të marshojmë këto 10 ditë drejt Republikës së re.
 
Le të vazhdojmë punën natën e ditë, fitorja e madhe po na pre
t’ deklaroi ai. 

Lulzim Basha është takuar të martën me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe sipas kreut të PD takimi ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa nga një krahasim të fotos që Basha shpërndau për mediat duket qartë se sfondi, veshja dhe kollarja e Donald Trump është e njëjtë me aktivitetin ku mori pjesë në Wisconsin në datën 13 qershor për mbledhjen e fondeve duke vërtetuar se aty ka qenë i pranishëm edhe Basha.

PD SMS urgjente: Presim në Rinas "Kryeministrin e ri"
Partia Demokratike shpërndau një mesazh urgjent për seksionet dhe grupseksionet në degët e Tiranës, për të siguruar sa më shumë njerëz pranë aeroportit të Rinasit në orën 12:00, për të pritur Lulzim Bashën, i cili do kthehej nga vizita në SHBA.  

Gjatë kësaj vizite, Basha bëri edhe një foto me presidentin e SHBA, Donald Trump, gjatë një darke bamirësie në Uashington.

Në mesazhin e selisë blu thuhet se "të gjithë grupeseksiopnet duhet të sigurojnë nga një makinë të mbushur me 4 deri 5 njerëz", për të dalë për të pritur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, që kthehet nga SHBA-ja, me deklarimin se do të jetë "kryeministri i ardhshëm i vendit".

Njoftimi urgjent i PD:
“Njoftim urgjent! Sot ora 12:00 duhet te jemi ne rinas te presim Kryeministrin e ardhshem te Shqiperise Z.Lulzim Basha! Nisja behet nga zyrat e shtabit ne oren 11:00! Ju lutem cdo grupseksion te marre masa te dergoje minimalisht 1 makine me 4-5 persona dhe te jete preciz me orarin! Mundohuni te angazhoni personat te cilet nuk kane pune partie per te bere ne ate orar! Ju lutem Konfirmoni! Fitore!”

Duket qartë entuziazmi i PD të cilët pas fotos së Bashës me Trump në mbrëmjen e bamirësisë e shohin këtë si mbështetje të Shtëpisë së Bardhë për opozitën. ​

Takime apo foto të kësaj natyre janë me pagesë nga organizatorët e mbrëmjes për mbledhjen e fondeve dhe kushtojnë deri në 20 mijë euro. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar