Demokratët të shqetësuar: Rama po spastron PS-në nga kundërshtarët e tij

Demokratët të shqetësuar: Rama po spastron PS-në nga kundërshtarët e tij

TIRANE-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste  dhe vendimet për largimet nga kupola drejtuese, mes të cilëve ishte edhe Ditmir Bushati si koordinator i qarkut të Shkodrës, rival me demokratin.

"Rama është problemi, largimi i tij është zgjidhja. Kryeministri ilegjitim po përpiqet të “blejë” normalitet në një situatë anormale që ka prodhuar vetë. Shqiptarët e bojkotuan masivisht në votimet moniste e antikushtetuese të 30 qershorit.

85% e zgjedhësve, i dëshmuan se nuk e duan më modelin e tij të korrupsionit, blerjes së zgjedhjeve e dhënien me koncesion të pasurive të këtij vendi duke i lënë borxhe me dekada. Këtë mesazh Edi Rama e ka lexuar e prandaj relativizon fajet e tij të rënda duke i quajtur gabime! Më 30 qershor shqiptarët kanë folur e prandaj Rama po spastron edhe PS, duke ngritur në pozita të besuarit e tij.

Por ky është problem i PS nëse do pranojë t’i japë oksigjen njeriut që e tjetërsoj për keq si parti, ndërsa vendi ka nevojë për ndryshim dhe urgjent madje! Problemi i shqiptarëve është Edi Rama dhe ai nuk mund të jetë në asnjë rast zgjidhja" shkruan Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oso Dobraci: 23/07/2019 23:01

    O Baedhi i biri Spiunit Bashkepuntorit te Sigurimit te Shtetit Ali Spahise e din tan Shkodra mbare

    Përgjigju
    • Kiu Fiu: 24/07/2019 07:07

      Rrnofte Sigurimi i Shtetit arma e demokarteve qe do sjelle PD ne pusht - et

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan