Kaq të vështirë e ke të dorëzosh stafetën?

Sali Berisha u përball me këtë pyetje në formën më të drejtpërdrejt që mund t’i jetë drejtuar ndonjëherë në takimet e tij publike, gjatë Foltores që mbajti sonte në Lezhë.

Edhe më të sinqertë e të vlefshme këtë pyetje e bën fakti që u artikulua nga një demokrat i bazës së Partisë Demokratike në Lezhë, konkretikisht nga një drejtues grup-seksioni i kësaj force politike prej 27 vitesh.

Për më tepër, demokrati u mundua të "kthjellojë" Berishën se besnikët e tij në kupolën e Partisë Demokratike, veçanërisht Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, por thuajse i gjithë rangu i lartë i partisë, ka krijuar një hendek të thellë në marrëdhënien me bazën.

“Si nuhatës i politikës që je, e ke nuhator ndopak që keni shkëputje nga baza? Kemi shumë shkëputje nga baza. U bënë 8 muaj që nuk keni kontakte me bazën. Kjo bazë po e mban Partinë Demokratike gjallë. Unë besoj se kjo nuk është faji jot personal, por nga keqinformimi që bëhet nga që nga numri 2 i Partisë Demokratike dhe më poshtë, he kryesisht nga drejtuesit e qarqeve. Drejtuesit e qarqeve janë të emëruar, jan ënë lista të mbyllura dhe nuk besoj se i njohin mirë as demokratët.

Pyetja e dytë është çështja e primareve. Primaret, si proces në vetvete janë të shkëlqyera, por në një pjesë të saj u kthyen Primbrapshti, jo Primare, sepse u caktuan ato persona që nuk janë votuar kryesishtm ata që kanë marrë pjesën më të vogëk të votave.

Pyetja e tretë s’po më bëhet të ta them. Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor? Sepse ti je një person që ke dhënë prova në 2013, që një burrë shteti e dorëzon. Apo ke frikë se na vjen ndodnjë Lul tjetër”,- tha demokrati.

Berisha u përgjigj duke thënë se pasardhësi i tij në krye të PD-së nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por se do të zgjidhet nga vetë demokratët.

“Të vetmen gjë që s’mund ta bëj kurrë, pasardhësin. Jo, jo. Nuk kam ndërmend të lë pasardhës as djalit as vajzës, do zgjidhni ju atë që besoni më shumë”-u shpreh Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
'Kush ta ka lidhë nyjen që je non grata akoma'/ Demokrati i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T'ia kishe dhënë...

1768333729_80001768331180xuntitleddesign5649.png

Gjatë takimit të 35-vjetorit të PD në Lezhë, një demokrat u ngrit dhe i tha Berishës se kush ta ka lidhë 'nyjen' që je non grata akoma.

Me sa duket, njerëzit që e ndjekin besojnë se ajo që i ka ndodhur Berishës është magji, sy i keq apo mësysh dhe janë vënë në kërkim të zgjidhjes së 'nyjes' për të prishur magjinë.

Më tej demokrati i ka kërkuar llogari edhe për pagesën që i ka bërë La Civitës, duke u shprehur se “ato lekë t’ja u kishe dhënë 1000 vetave të rrethonin kryeministrinë, mendoj se do e kishim shembur”.