Ish-kryetari i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar në një status në Facebook pas deklaratës së deputetit demokrat Alibeaj që denoncoi se vëllai i ministrit të Brendshëm është dënuar në Itali. Pasi ironizon denoncimin, Elezi ka një mesazh për Alibeajn dhe demokratët.

Ai thotë se në raste të tilla i bëhet thirrje popullit të dalë në shesh, ndërsa kërkon që një gjë e tillë të bëhet ose në 17 maj me rastin e nje vjetorit te marrëveshjes Rama-Basha do u nxjerrin demokratet për leckash nga zyrat. Ibsen Elezi para dy javësh tronditi kongresin e PD me akuzat për Bashën për drejtimin e partisë.

Bravo Enkeled jua nxore bojen me ket deklaraten e fundit per shtyp, e zeza ne te bardhe qe vellai i Ministrit Brendshem eshte i denuar per droge.

O te mbaruar, po ne raste te tilla i behet thirrje popullit ne shesh te rrethoje Kryeministrine dhe Ministrine e Brendeshme deri ne doreheqje.

O bejeni ose me 17 maj me rastin e 1 vjetorit “marteses” do ju nxjerrin demokratet per leckash nga ato zyrat qe ndotni

Ibsen Elezi